• |
ide | kryesore

Video/ Miqësoret armiqësore: 2 sherre e 4 përjashtime në Wolves-Levante, Grealish nxit kaosin në City-Club America

-Instant, Sport, Video



Klubet evropiane po përgatiten për sezonin e ardhshëm dhe si zakonisht po dalin në fushë edhe për miqësoret parasezonale. Ndonjëherë, megjithatë, këto takime kthehen në aspak miqësore. E dinë mirë këtë disa skuadra që kanë shpërthyer kaosin në fushë në orët e fundit. Wolves, për shembull, luajtën me Levanten, por ndeshja përfundoi me katër kartonë të kuq, dy përleshje dhe një fishkëllimë të fundit në minutën e 85-të. Pa folur për ndeshjen mes Manchester City dhe Club America, gjatë së cilës Grealish ishte protagonist i madh. Anglezi pasi ka pësuar disa faulle ka reaguar duke nisur sherrin e madh.

Wolverhampton u përball me Levanten në Spanjë, por miqësorja ishte e mbushur me befasi e drama. Gjërat morën një kthesë kaotike pas gjysmë ore lojë. Spanjollët shënuan golin 1-0 dhe Woves nisi lojën nga mesfusha, por një ndërhyrje disi e vrazhdë në vijën anësore ndezi sherrin. Të gjithë lojtarët u përfshinë dhe ata që ishin në pankinë gjithashtu iu bashkuan grindjes. Trajnerët dhe arbitri përpiqen të qetësojnë situatën dhe arbitri në fund nxjerr dy lojtarë me të kuq Mosqueran, nga klubi anglez dhe Bardhin e Levantes.

Loja rifilloi, por klima mbeti e nxehtë. E pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, lufta fillon sërish. Gjyqtari sinjalizoi mbylljen, pavarësisht mungesës së disa minutave, dhe përjashtoi dy lojtarë të tjerë, një të Wolves dhe një spanjoll. Dy sherre dhe katër kartonë të kuq në më pak se 45 minuta. Por duke qenë se ishte miqësore, arbitri bëri një përjashtim nga rregulli dhe vendosi që pjesa e dytë të luhet përsëri 11 kundër 11. Dy ishin kushtet: të përjashtuarit nuk mund të dalin më në fushë dhe, në sherrin e parë, ndeshja do të pezullohej. Në pjesën e dytë nuk pati përleshje, por arbitri vendosi të ndalojë i pari lojën në minutën e 85, me Levanten që fitoi 2-1.

Skena të ngjashme në ndeshjen mes Manchester City dhe Club America. Jack Grealish, gjatë ndeshjes, pësoi disa faulle derisa humbi durimin dhe reagoi. Në ndërhyrjen e tretë të ashpër, anglezi kërkoi penallti. Por portieri kundërshtar Ochoa filloi ta shtyjë dhe Grealish nuk hezitoi të nisur një sherr ku u përfshinë të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *