• |
ide | kryesore

Zbulohet gjendja e Shawn Mendes pas anulimit të turneut “Wonder World

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas më shumë se shtatë vitesh në qendër të vëmendjes, Shawn Mendes ka mësuar të menaxhojë më mirë shëndetin e tij mendor.

Një burim ka treguar për PEOPLE se “të qenit në sy të publikut ka krijuar shumë presion” mbi këngëtarin, i cili njoftoi në rrjetet sociale të premten se deri në “njoftim të mëtejshëm”, ai do të shtynte turneun e tij, Wonder World për “të marrë pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u kujdesur për veten dhe shëndetin tim mendor”.

Ndërsa Mendes ka pasur vështirësi “të gjejë një ekuilibër midis punës dhe kujdesit për shëndetinmendor” në të kaluarën, burimi thotë se “ai tani është në gjendje të identifikojë shkaktarët që e bëjnë të nevojshme që ai të ngadalësojë dhe të përqendrohet në shëndetin e tij. Ai dëshiron të japë 100 për qind të energjisë së tij dhe të përqendrohet te turneu dhe fansat e tij”.

Në deklaratën e tij, artisti – i cili kishte nisur turneun e tij në Amerikën e Veriut më 27 qershor  u shpreh se ishte “gjithmonë e vështirë” për të “të ishte larg miqve dhe familjes”.

Ndërsa fillimisht u ndje i gatshëm të ” niste turnet përsëri” pas “disa vitesh pauzë “, Shawn tha se vendimi ishte “i parakohshëm dhe për fat të keq, ka  goditur një pikë thyerjeje”.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke thënë: “Sapo të ketë më shumë përditësime, premtoj se do t’ju bëj të ditur. Ju dua”.

Mendes foli më parë për ankthin në një intervistë të vitit 2018 me prezantuesin e Beats 1, Zane Lowe. Një vit më vonë, këngëtari rrëfeu për People se të treguarit hapur problemet me shëndetin mendor  ishte “një nga gjërat më të frikshme, por më të rëndësishme që kam bërë ndonjëherë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *