• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset 25-vjeçarja

Arkiva
sigurimit,



Një aksident është regjistruar sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, pranë fshatit Memlisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *