• |
ide | kryesore

BE-ja njofton 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Bashkimi Evropian njoftoi ditën e sotme se ka miratuar 500 milionë euro shtesë (510 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Këto masa ndihme nën Fondin Evropian të Paqes (EPF) synojnë të rrisin mbështetjen e BE-së për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e Forcave të Armatosura të Ukrainës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe mbrojtjen e popullatës civile kundër agresioni i vazhdueshëm ushtarak rus”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Evropian.

500 milionë euro shtesë e sjellin paketën totale të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën në 2.5 miliardë euro (2.55 miliardë dollarë), sipas Këshillit.

“BE mbetet e fokusuar dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe pavarësi. Ukraina ka nevojë për më shumë armë; ne do t’i ofrojmë ato. Në këtë kontekst, vendet anëtare të BE-së ranë dakord të mobilizojnë një këst të pestë të ndihmës ushtarake prej 500 milionë euro, duke e bërë këtë një total prej 2.5 miliardë eurosh pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës,” u shpreh Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë./ TCH



3 Comments

  1. Keto jane shifra per median se as dhe nje fishek nuk arrin te shkoje, ndersa leket kushedi ku perfundoijne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *