• |
ide | kryesore

Berisha zbulon dy arsyet pse Britania e Madhe e shpalli “non grata”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga konferenca e përjavshme e së premtes nga selia blu, Sali Berisha pranoi se është shpallur non grata nga Britania e Madhe.

Lexo më tej: Rama paralajmëron Berishën: Do shpallesh non grata edhe nga Britania (VIDEO) 

Kryetari i Partisë Demokratike tha se në një letër të dërguar nga zyrtarët britanikë, I kishin njoftuar se shkak ishte bërë mbrojtja që i kishte bërë Damir Fazliçit.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime” tha Berisha.



4 Comments

  1. Respekte, je GJIGANT, balta qe te hedhin pa pushim, banditi, krimineli nderkombetar, mafiozi SOROS &Co. eshte VJEDHJE, GRABITJE, KORRUPSION, KRIM, PPP, KONCESIONE, INSENERATOR, CMIME STRATOSFERIKE, DROGE, PARA OFF-SHORE, VRASJE, GJAK E JETE SHQIPTARESH, qe flijohen per te ngopur kanibalet dhe vampiret sorosian ne Shqiperi, SHBA, BE! Berisha je unikal ne te metat, dobesite apo anet pozitive, kur arrijne qe te vleresojne edhe shqiptaret si une (qe kurre s’te kam votuar deri me sot) kije te qarte se je VLERE dhe SHPRESE per kete milet qe duron por kurre s’fal dhe s’harron, pret vetem momentin, KAQ!

    1. Lobimet kunder Berishes kur behen pas kaq vitesh , te lene te dyshosh se jane politike!
      Mos harrojme qe Toni Bler paguhet nga Rama si keshilltar i tij. Paga nuk i behet publike ! Gjithashtu studio ligjore e gruas se Blerit ne Angli “ka fituar” mbrojtjen e pales Shqiptare ne gjyqin per detin ,me Greqin. Pagesa nga qeveria nuk behet publike !
      Politika eshte interes dhe paraja nuk ka ngjyre.
      PS.
      Kadafi ishte njeriu me i afert me Blerin ,por kur po binte nga pushteti disa here i kerkoi ndihme, por ky nuk ja dha. Me vone kete indiference , Europa e kritikoi kur shpertheu emigracioni…

  2. Tani prisni refugjatet e kapur ne angli te vijne ne shqiperi (momentalisht dergohen ne Ruanda) ne marrveshje me qeverine Shqiptare. Dhe Edi Palla do thote qe do marrim aq e kaq milljon Euro cdo vit (100milljon ka mare Ruanda).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *