• |
ide | kryesore

Betimi si President i Bajram Begajt, Kuvendi mblidhet të dielën në seancë speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca gjatë së cilës do të betohet Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, do të mbahet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele.

Kjo seancë do të ketë në rend dite vetëm këtë ceremoni.

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet” thuhet në urdhrin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.



1 Comment

  1. Bej çfare te duash por mos e lejo palloshin ti fali maximumin e mundeshem jevgjiteve te greqise me firmen tende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *