• |
ide | kryesore

De Laurentiis “i heq maskën” Mertens: “I ofrova 2,4 milionë e ai i refuzoi”

-Instant, Sport



Dries Mertens është ende pa kontratë, por e ardhmja e tij duket se është gjithmonë e më shumë larg Napolit. Po të gjykojmë nga fjalët e fundit që Aurelio de Laurentiis i ka thënë një tifozi, i cili e ka takuar në qytet. “Në fillim i ofrova 1.8 milionë euro, më pas e rrita me 200 mijë euro, më pas u ngjita në 2.4 milionë dhe ai refuzoi. Ofertë vjetore apo dyvjeçare? Ai donte të qëndronte një vit”, tha presidenti italian.

De Laurentiis më pas u kontestua rëndë nga të tjerë mbështetës napoletanë për menaxhimin e merkatos, gjë që deri më tani e ka parë Napolin të humbasë shtylla të skuadrës si Insigne, Koulibaly dhe, ndoshta, vetë belgu.

Mertens i cili në orët e fundit është afruar shumë me Lazion. Edhe pse Lotito është në dyshim, Sarri do ta mirëpriste atë me krahë hapur për të shtuar një cilësi tjetër në organikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *