• |
ide | kryesore

“Dybala nuk na duhej, Bremer limite ekonomike”: Marotta shpjegon çfarë ndodhi me Interin në merkato

-Instant, Sport



Kur filloi sesioni i merkatos së verës, dukej se Interi ishte gati për dy goditje të shkëlqyera: Paulo Dybala fillimisht dhe Gleison Bremer më pas. Në fund, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kaloi te zikaltrit. I pari është transferuar te Roma, ndërsa mbrojtësi është lojtari i ri i Juventusit. Megjithatë, klubi milanez mirëpriti Onanën, Bellanovan, Asllanin, Mkhitaryan dhe Lukakun, por edhe i dha lamtumirën Perisic, Vidal dhe Ranocchias, të cilët ikën me parametër zero. E tani, Beppe Marotta, në mikrofonat e DAZN, bën një bilanc të situatës dhe mbron veprimet e shoqërisë.

Dybala dukej se ishte në dorën e drejtorit të Inter prej muajsh. Megjithatë, argjentinasi shkoi në Romë me José Mourinhon: “Ka pasur shumë biseda, mund të them thjesht se ai është një djalë serioz dhe një profesionist i mirë, por ne, dhe e thashë në kohë jo të dyshimta, ishim dhe jemi në rregull në një sektor ofensiv sigurisht me vlerë të madhe”.

Megjithatë, Marotta mendon se Roma është një vend ideal për ish-lojtarin e Juventusit: “Për të cilin nuk kishte hapësirë jo sepse nuk ishte i mirë, por sepse nuk kishte nevojë. Më pas, si gjithmonë, gjithçka u shfrytëzua dhe për pak rrezikon të bësh përshtypje të keqe. Por nuk është kështu. Sot Interi ka një repart ofensiv me vlerë të madhe dhe do e mbajmë fort. A e shoh mirë te Roma? Patjetër që po, sepse mendoj se Roma është një vend ideal që ai të ndihet vërtet si një lider. Nuk them se mund të jetë pasuesi i Tottit, sepse është shumë i fortë si koncept, por do të jetë një lojtar që mund t’u japë kënaqësi spektatorëve për veprimet e tij. I uroj gjithë të mirat”.

E pastaj është radha e Bremer, i cili dukej shumë afër transferimit në Milano, por përfundoi në Torino, te Juventus: “Këtu meritat i shkojnë Piero Ausilios, i cili ka muaj që punon në këtë pistë dhe duhet të them se Bremer është një lojtar i madh. Më pas, padyshim që kushtëzimi ynë i lidhur me balancat ekonomike dhe financiare nuk na lejoi të arrijmë në një përfundim. Ne e zhvilluam garën tonë, por kur ofertat vijnë shumë larg nga tonat, është e drejtë që shitësi të bëjë zgjedhjen e tij, si dhe lojtari, i cili ishte vërtet shumë i mirë, një profesionist i madh”.

Fatkeqësisht, shpjegon Marotta, është zhdukur një mundësi shumë e mirë: “E për rrjedhojë një mundësi e mirë është zhdukur, por, duhet të jem i sinqertë, drejtuesit kanë detyrimin të përpiqen të marrin rrugë që mund të çojnë edhe në përfundime negative, është pjesë e lojës, por duhet të vlerësojmë këmbënguljen me të cilën e kemi çuar përpara këtë gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *