• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow flet për largimin nga aktrimi: Nuk më mungon

-Instant, Paparazzi, Slider

Gwyneth Paltrow ka folur së fundmi për largimin e saj nga aktrimi.


Në një intervistë për TODAY me Willie Geist, CEO i Goop, Gwyneth deklaroi se nuk e merr malli për aktrimin dhe i pëlqen puna që bën tani,si një sipërmarrëse.



“Me të vërtetë nuk më mungon. Mendoj se jam shumë me fat që arrita të aktroj.Ekipi është gjithmonë duke u përpjekur të më shtyjë të bëj një film, por unë me të vërtetë e dua atë që bëj dhe më pëlqen sa e menjëhershme është dhe se si ne jemi në gjendje të krijojmë produktin në të cilin besojmë kaq shumë.”

Mirëpo,fituesja e Oskarit zbuloi planifikon të kthehet për të përmbushur një premtim për nënën e saj Blythe Danner.

“Ia premtova nënës sime në një moment para se të vdiste , i thashë se do të luaja të paktën në një film, kështu që … do ta mbaj atë premtim në një moment,” rrëfeu aktorja.

Në vitin 2019, Paltrow  foli për largimin gjatë një bisede me Harry Kargman, themeluesin dhe CEO të Kargo, për një panel në Javën e Reklamimit në Nju Jork.

“Nuk do të thoja që jam aq e apasionuar pas kësaj.… Kam pasur shumë fat, gjë që çoi në një karrierë shumë të mirë filmike. Në një moment të caktuar u ndjeva si nuk ishte ajo që doja të bëja… kështu që u fokusova tek biznesi”, tha ajo për krijimin e Goop.

Gwyneth  shpjegoi gjithashtu se “një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u shua” për shkak të “vështrimit intensiv publik” të të qenit një aktore e re në Hollywood./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *