• |
ide | kryesore

Hetimet/ Atentati fundit në Milot, i lidhur me masakrën e Fushë Krujës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë.

Hetuesit kanë dyshime se të dyja ngjarjet mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo për shkak se i plagosuri Ylli Brahimi ka qënë mjaft i lidhur me njërin prej viktimave të Fushë Krujës.

Gazetarja Klodiana Lala tha se policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ngjarja ka ndodhur përpara banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë.

Sipas të njëjtave burime policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit.

“Viktimat e Fushë Krujës kanë pasur njohje të mëparshme me personat që iu bë atentat këtë mbrëmje, por hetimet janë përfshirë edhe tek lidhjet dhe lëvizjet jashtë vendit.

Kjo është një tjetër pistë që po hetohet pasi është një hark i shkurtër kohe pas atentatit të trefishtë. Nga dëshmitarët në një kohë të shkurtër, ku ka vetëm një orë nga ngjarja e rëndë , është mësuar janë pritur nga një tjetër automjet”, – tha gazetarja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Arkat me droge ardhur nga amerika latine mes bananeve shkarkohen ketu, ja pasojat! Bie ne doren e ketyre dhe plas lufta! Mos na bini me banane nuk duam banane se fjala eshte banane por kane hall tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *