• |
ide | kryesore

I buzëqeshur nga shtrati i spitalit, Haller nuk i dorëzohet kancerit: “Hapi i parë u përmbush, faleminderit mjekëve”

-Instant, Sport



Sebastien Haller nuk i dorëzohet sëmundjes që u shfaq papritur dhe me mënyrën e tij të zakonshme të të funksionuarit rikthehet të komunikojë me tifozët e tij në rrjetet sociale, dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testikular që tronditi Borussia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti nga Ajax në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto ku shfaqet i buzëqeshur nga shtrati i spitalit: “Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju bëja të ditur se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borussia Dortmundin dhe ekipi mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua. Një falënderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror në spital për mbështetjen dhe vullnetin e mirë”.

Sipas Bild, në ditët në vijim pasqyra klinike do të jetë më e qartë dhe mund të përcaktohen hapat e ardhshëm dhe kohët e rikuperimit.

PËRSHËNDETJA E DORTMUND



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *