• |
ide | kryesore

Jessica Alba, kundër filmave Marvel : Nuk ka diversitet

-Instant, Paparazzi, Slider



Jessica Alba ka deklaruar së fundmi se Marvel ka ende një rrugë të gjatë për të bërë sa i përket diversitetit.

Aktorja, e cila është me origjinë meksikane, ka folur më parë për vështirësitë për të fituar role kryesore më herët në karrierën e saj, sepse ajo “nuk ishte mjaftueshëm kaukaziane”.

Në një intervistë të re, Alba u shpreh  se ndërsa disa gjëra ishin përmirësuar, diversiteti ishte ende një problem në industrinë kryesore të filmit.

“Edhe nëse shikoni filmat e Marvel, që është kompania më e madhe e filmave fantazi, prap  është ende mjaft kaukaziane”, tha ajo për Glamour UK. “Unë do të thoja se isha një ng aaktoret e pakta në atë kohë… Dhe ishte përpara se Marvel t’i shitej Disney-t… por është ende njëjta gjë.”

Jessica është shfaqur vetë në filma me superhero, duke luajtur në filmin Fantastic Four të vitit 2005 dhe vazhdimin e tij Rise of the Silver Surfer. Disney, e cila zotëron Marvel, tani zotëron edhe të drejtat për Fantastic Four.

“Unë thjesht mendoj më shumë për të rinjtë që do të vijnë, të cilët do të jenë udhëheqësit tanë të ardhshëm, është e rëndësishme për ta që ta shohin botën në ekran, ose në histori, në ëndrrat që ne krijojmë si argëtues; pasqyron botën në të cilën ata ndodhen, shtoi aktorja.

Në vitin 2017, ajo kujtoi në një intervistë se si do të shkonte shpesh për role të cilësuara si “ekzotike”. “Ata nuk mund ta kuptonin përkatësinë time etnike.Unë gjithmonë do të dilja për ‘ekzotike’. “Ata thanë: ‘Ti nuk je mjaftueshëm latin për të luajtur një latine dhe nuk je aq kaukazian për të luajtur rolin e zonjës kryesore, kështu që do të jesh ajo ‘ekzotike’. Sido që të ishte.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *