• |
ide | kryesore

“Ka bërë presion DASH që unë të shpallem non grata”/ Ambasada e Britanisë së Madhe i përgjigjet Berishës: Vendim i pavarur

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe ka marrë vendim për të shpallur non grata kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i PD-së gjatë konferencës së përjavshme për shtyp. Berisha thotë se ai është shpallur “non grata” nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë. Kryedemokrati ka deklaruar se akuzat e Britanisë së Madhe për shpalljen e tij “non grata” janë bazuar në shpifje.

Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, në një përgjigje “ABC News”, njofton se Britania nuk synon asnjë parti apo grup politik. Siç thuhet në reagim ky vendim është marrë në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.

Reagimi i Ambasadës:

Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”



17 Comments

  1. Keta rane dakord te mos ndershkojne njeri-tjetrin kur vijne ne pushtet, ama socialistet jua fusin te gjitheve.
    Ja futen dhe Berishes

    1. Merri zvarre GJIGANT, i tmerrove sa qe s’dine c’te bejne! Jo cdo gje blihet dhe shitet, jo cdo njeri behet skllav, poshte MAFIA SOROSIANE, #shqiptaretmety, #perparagjigant, KAQ!

  2. Tani ka ngel te shpallet non grata nag rusia dhe koreja e jugut .
    jeni qesharak o sorosistat e karit . Çakalli rama po bene kerdine ju merreni me ujkun .

  3. Ore mire Berisha, se au asgje nuk ka tani ne dore, po keshtu do te na mbushin mendjen ne keta pederastet e perendimit? Po keta qe.po bejne tarapane 12 vjet, apo pas nente vjetesh kur te lene pushtetin do shpallen non grata? Komedi dhe te tallur koqet me ahqiptaret me shume se kaq nuk ka.

  4. “Reagimi i Ambasadës: Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .”

    Bullshit!! And you know it.

    _I_

  5. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.Shkoni shpellkare sot ne darke dhe mbajani shishen e shurres salihut eshte ne siklet te madh Qeni salih

      1. Miri…. ti ke te drejt.
        Tani saliu duhet te vej ne shtepin e tij. Ne Rusi. Atje ja lind atje duhet te falet.
        Ik dhe ti me te.

        1. Prit prit se s’ke pare gjë akoma… E ke menduar ndonjëherë që partia socialiste mund të mos ekzistojë më në një të ardhme jo shum të largët ??

          Mendohu mirë kur flet me mua.

  6. Merri zvarre GJIGANT, i tmerrove sa qe s’dine c’te bejne! Jo cdo gje blihet dhe shitet, jo cdo njeri behet skllav, poshte MAFIA SOROSIANE, #shqiptaretmety, #perparagjigant, KAQ!

  7. shkoi per lesh komunisti i vucidolit dhe agjenti i Beogradit Tani eshte koha te paguaj ,ti merret cdo cent qe ka vjedhur atij dhe familjes se tij te degjeneruar

    1. Kur nuk shkoi per lesh nga usa, por u be kryetar i pd, kjo ceshtja e anglise eshte pa peshe fare

      Po ska gje kenaqu me bolet e rames ne fyt se fajin e ka saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *