• |
ide | kryesore

Kryetarët e bashkive në rresht para Ramës, firmosin dorëzimin te Balluku të ujësjellësave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan dhe Lushnje nënshkruan sot në Pogradec marrëveshjeve për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësave në kuadër të fazës së re të Reformës së Ujit. Kryeministri tha se vendi është bekuar nga natyra me burime të pafundme uji por abuzimi dhe keqmenaxhimi që i kanë bërë kësaj pasurie nuk do mund t’ja bënte as një koalicion armiqsh. Ndërmarrjet e reja të ujësjellësave do të jenë në nivel qarku, ku aksioneri kryesor do të jetë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Drejtuesit e rinj të këtyre ndërmarrjeve pritet të emërohen brenda këtij viti.

“Shpresoj që kryetarët e bashkive ti qëndrojnë fjalës së dhënë në takimin sëbashku. Kjo që po bëjmë do të kujtohet si një nga momentet më të rëndësishme të PS në qeverisjen e këtij vendi në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar. Bëhet fjalë për një pasuri që ne e kemi bujarisht të dhënë nga Zoti apo natyra që është uji dhe çdo vit që kalon kuptohet sa të drejtë kanë pasur ata që para se ne të përballeshim me këtë kohë të re ndryshimesh klimaterike thoshin se uji do të jetë nafta e shekullit XXI. Ajo që ne shqiptarët i kemi bërë kësaj pasurie është e barbartë me pamundësinë që një kualicion armiqsh mund t’ja bënin”, tha Rama.

 



6 Comments

  1. Tani e kuptoj pse jane kaq te pa afte ne punera te mira keta mavite,se jane shume te afte,ne nivel supereksperti per te zhvatur,e po nje aftesi ka njeriu ne fund te fundit.

    1. Eshte kryehorr i ngrit me pushtet, ca pritet tjetet vecse ta beje kushtetuten sallate.

      Vete vulos vete vendos.
      Amerika i ferkon koken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *