• |
ide | kryesore

Berisha e pranon zyrtarisht: Britania më ka shpallur non grata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga konferenca e përjavshme e së premtes nga selia blu, Sali Berisha pranoi se është shpallur non grata nga Britania e Madhe.  

Lexo më tej: Rama paralajmëron Berishën: Do shpallesh non grata edhe nga Britania (VIDEO) 

Kryetari i Partisë Demokratike tha se në një letër të dërguar nga zyrtarët britanikë, I kishin njoftuar se shkak ishte bërë mbrojtja që i kishte bërë Damir Fazliçit.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime” tha Berisha.



15 Comments

  1. Ambasada afgane shtron nje darke ne nder te shpalljes non-grata te armikut me te madh te korrupsionit ne bote!
    Adresa: Rruga e Pakistanit!

    Te ftuar patronazhiste dhe udheheqes ndergalaktikore!

  2. Fatkeqesisht tani erdhi koha qe te japesh doreheqje,se keshtu sic po shihet, ne zgjedhje do daline dhe gjithe ambasaidret e botes te bejne fushate kudner teje. E kush fiton nga kjo gje? Edi Rama, Sorros,krimi i organizuar, por jo shqiptaret. Prandaj Berisha besoj se duhet te beje sakrifice veten dhe te gjej personin ideal.Normalisht duhet te jete edhe besnik, por jo besnik nqs nuk eshte i shkathet dhe nuk terheq elektoratin. Psh Nishani ishte besnik ndaj teje, por jo karizmatik qe te terheqi vota. Mendojeni nje emer te madh. Sazan Guri? Halim Kosova? Altin Goxhaj,nqs behet me diplomat dhe nuk i ben darmiq te gjithe? Jozefina Topalli? Mendojeni se ka plot, por qe doreheqja jote, apo gjetja e nje taktikte te zgjuar, po behet e domosdoshme

      1. Agron Shehaj eshte nje person qe i shton vlerat cdo partie, ashtu sic eshte edhe Jorida Tabaku, apo pse joe dhe Alibeaj, por vetem si pjese e partise, jo si Nr 1. pasi as skane pelqimin e shumices ne ate parti, dhe nuk jane me te miret e me te mireve. Kandidati ideal duhet te jete, trim, patriot, jo i blere nga Soros,i pakorruptuar, perbashkues, dhe karizmatik pra qe fiton zgjedhje dhe jo qe i ve pjesmarresit ne nje miting ne gjume. E shikoni Ramen, vetem duke qene karizmatik, packa se super karagjoz, ama ja qe po ua merr voten votuesve te tij me ato batutat 2 lekeshe

    1. Edhe Grida Duma do ishte nje peshe e rende, por nuk di sa karakter i forte eshet per te marre vendime te medha, dhe a blihet dhe shitet kollaj

  3. Kot lodheni o paraofoles te nderuar. PD qe kur lindi, lindi e e vdekur…. E ka thene shume sakte Kasem Trebeshina. Qe kur u krijua, ishte produkt i destinuar per kete fund, se ishte pjelle e pjeses me te ndyre te ish-nomenklatures qe donin te ruanin pozitat e tyre. Po te shohesh me vemendje shumicen e elektoratit te PD, ska lidhje me te djathen perendimore, por eshte thjesht nje grupim njerezish me intelekt shume te ulet, dhe instikte primordiale…. skane lidhje ne fakt me asnje lloj ideologjie, jane thjesht nje tufe urrejtesish kronike ndaj cdo gjeje qe mendojne se ju rrezikon ekzistence dhe nuk kane fare koncepte bashkejetese me rregulla….
    Gjeja me e mire qe mund te ndodhe eshte qe PD te zhduket nje sahat e me pare, per ti lene vendin nje organizimi te ri, spontan, qe sigurisht do kerkoje kohen e vete te identifikohet me nje elektorat qe do ta sillte ne pushtet….

  4. Ste pelqeu dje ty qe ta tha rama e sot sta mbajti bytha dole e the vet o fisderr tani behu gati ne burg merr sapun te lengshem jo me kuti

  5. Berisha ka qen dhe do te jet nje kriminel i futur ne parlament nga serbet si pasardhesi dinjitoz i enver hoxhes

  6. hahaahh e ca ka ktu per te pranu mor burr i dheut ,,,po ec rri e ca dit rehat se do vi e nj dit ku do paguash per cdo tkeqe qe ke bo

  7. Nuk ke pse te pranosh gje zyrtarisht ti se ne fakt edhe po mos ta pranoje nuk do e dinim ne cfare krimineli je o sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *