• |
ide | kryesore

Paradoksi i Jesse Lingard: mezi gjeti skuadër, paguhet më shumë se Pogba e Lukaku

-Instant, Sport



Jesse Lingard i tha lamtumirë Manchester United në qershor dhe tani më në fund ka gjetur një ekip të ri. Mesfushori, i cili ka refuzuar ofertat nga West Ham dhe nga lindja, do të mbetet në kampionatin anglez. 29-vjeçari do t’i bashkohet Nottingham Forest, klub i sapo promovuar në Premier League. Ish-sulmuesi i Red Devils ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe, sipas zërave, do të fitojnë më shumë se Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Anglezi do të luajë në City Ground dhe është gati për këtë aventurë, siç ka deklaruar në Twitter. Menaxheri i Lingard, në javët e fundit, është takuar disa herë edhe me West Ham. 29-vjeçari e njeh mirë skuadrën e David Moyes sepse ai iu bashkua Hammers në formë huazimi nga United në sezonin 2020-21. Mirëpo mesfushori ka preferuar të pranojë propozimin e klubit të Nottinghamit i cili ka ofruar një pagë më të lartë se klubi londinez.

Lingard, në fakt, me të gjitha bonuset e ndryshme mund të fitoje deri në 200,000 paund në javë. Një shumë e madhe për klubin. Deri më tani, lojtari me pagën më të lartë ishte Steve Cook me 35,000 £ në javë. Ish-sulmuesi i United gjithashtu, siç raporton Daily Star, do të fitojë më shumë se disa lojtarë të mëdhenj në Premier League, por edhe në futbollin botëror.

Tabloidi jep dy shembuj mbi të gjitha kur bëhet fjalë për ligën e parë angleze: Kai Havertz i Chelsea, i cili fiton 150,000 £ në javë, dhe Son Heung-min i Tottenham, i cili fiton 140,000 £ në javë. Përveç tyre, janë edhe Ruben Diaz i Manchester City (115,000 paund) apo portieri i Liverpool, Alisson (150,000 paund).

Daily Star, duke iu referuar të dhënave nga Capology, citon gjithashtu Paul Pogba, ish-shokun e skuadrës së Lingard dhe Lukakun. Francezi, i cili sapo është kthyer te Juventus, sipas shtypit anglez, fiton rreth 165 mijë paund në javë. Nga ana tjetër për Lukakun, i cili sapo është rikthyer te Interi, flitet për një pagë prej 195 mijë paund në javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *