• |
ide | kryesore

Policia jep versionin zyrtar/ Si ndodhi atentati në Milot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të atentatit të regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në sheshpushimin e një pallati, ku është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të automjetit tip fuoristradë ku ishin Preçi dhe Brahimi.

Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake, brenda mjetit janë gjetur dy armë tip kallashnikovë. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë territorin, nga Rruga e Kombti, në drejtim të Matit, Lezhës, Tiranës dhe Krujës.

Kurbin/Informacion paraprak

Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *