• |
ide | kryesore

Ten Hag, i vetmi që pretendon se CR7 nuk do të largohet nga United: “Mezi pres të kthehet”

-Instant, Sport



“Të reja mbi Cristiano Ronaldon? Jo, situata është e njëjtë si javën e kaluar. Shqetësimi nuk është fjala e duhur. Unë fokusohem te lojtarët që kam në dispozicion. Ata po bëjnë shumë mirë dhe janë në formë optimale. Mezi pres të kthehet Ronaldo”. Kështu është shprehur Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i Djajve të Kuq në Australi, për të ardhmen e portugezit. CR7 e ka shprehur hapur dëshirën për të ndryshuar ambjent dhe Mendes, menaxheri i tij, po flet me të gjitha klubet e mundshme që mund të përballojnë Ronaldon ekonomikisht.

Ish-sulmuesi i Juventus nuk është nisur për në turneun australian me shokët e skuadrës dhe qëndrimi i tij në Mançester është ende i pasigurt. Për të gjithë por jo për Ten Hag. Trajneri më pas u fokusua në merkaton e transferimeve: “Kemi shumë ndeshje këtë sezon dhe ka një Botëror midis, kështu që na duhen më shumë opsione. Nuk duhet vetëm një ekip i mirë, por edhe një organikë e gjerë për të marrë rezultatet e duhura në fund të sezonit. Kjo është arsyeja pse – shtoi ai – ne duhet të forcohemi më tej. Po shohim përreth, por duhet të jenë lojtarët e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *