• |
ide | kryesore

Tentativë vrasje, policia arreston tre personat që rrahën imamin në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën. Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në komisariat dhe do të hetohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë. Ai u dërgua për mjekim , ndërkohë që njësitë policore të Podujevës menjëherë kanë filluar veprimet deri në ndalimin e tre personave të dyshuar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *