• |
ide | kryesore

Da Silva, lojtari i 12-të i Kukësit: Gega siguron kështu mbrojtësin që imagjinonte, braziliani firmos kontratën

-Instant, Sport



Kukësi mund të konsiderohet krejtësisht një kantier ndërtimi me 15 lojtarë të larguar e 12 të ardhur, duke qenë skuadra më aktive në zërin e hyrjeve, pas Egnatias. Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i Kukësit dhe lajmin klubi e ka konfirmuar vetë në faqen zyrtare në rrjetet sociale. 29-vjeçari brazilian luan si mbrojtës i majtë dhe ka firmosur për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 sezon tjetër dhe vjen te Kukësi nga kampionati armen, ku sezonin e fundit ishte pjesë e Norvank.

Braziliani, që ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil me skuadra si Internacional, Botev Plovdiv, apo Metalist, mendohet të jetë një garanci në të majtë. Da Silva është lojtari i pestë i huaj i mbërritur në këtë dritare merkato pas Moraesh, Ilieski, Zivkovic dhe Isic.

“WELCOME EBERT CARDOSO DA SILVA”

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Ebert! 🤝

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ebert Cardoso Da Silva

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Brazilian

Pozicioni: Mbrojtës”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *