• |
ide | kryesore

Shoku i skuadrës ra pa frymë në tokë: Mammadov evitoi tragjedinë në paraeliminatoret e Conference League

-Instant, Sport



Tragjedia rrezikoi të ndodhte në Conference League, kur në fushë ishin hungarezët e Fehervar kundër Gabala, skuadra azerbajxhanase në të cilën militon Ilkin Qirtimov, i cili pas 30 minutash lojë u shemb përtokë pa ndjenja. Një top i lartë dhe dy lojtarë që tentuan ta arrijnë. Përplasja ishte e dhunshme dhe më keq e pësoi mesfushori azer që u rrëzua në tokë, duke gëlltitur gjuhën. Kjo është ajo që ndodhi dy ditë më parë në minutën e 33 të ndeshjes së parë të raundit të dytë eleminator të Conference League.

Shokët e tij e kuptuan menjëherë se ai nuk merr dot frymë dhe kërkuan ndihmë të menjëhershme nga mjekët; por para mbërritjes së tyre, kapiteni Asif Mammadov vendosi të ndërhyjë, duke hapur nofullat e shokut të tij të skuadrës: një veprim që, e mbështetur më vonë nga masat mjekësore, rezultoi vendimtare për të shpëtuar jetën e lojtarit, duke shmangur kështu një epilog tragjik, pikërisht siç ndodhi gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në Euro 2021, kur mbrojtësi danez, kapiteni i Milanit, Simon Kjaer, i pastroi rrugët e frymëmarrjes Christian Eriksen, e më pas urdhëroi një vendosje skuadre rreth shokut të tij që ishte përtokë duke marrë ndihmën nga mjekët.

Tragjedia këtë herë mund të ndodhte në Hungari, por në fund gjithcka shkoi mirë: lojtari doli me barelë nga fusha, pasi iu kthye vetëdija, u transferua në spital, ku qëndroi nën vëzhgim, por jashtë rrezikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *