• |
ide | kryesore

Si rrallë herë paparacët fotografojnë Kidën me të dashurin

-Instant, F1, Paparazzi



Kida është përfolur gjithmonë për hitet e saj, karrierën dhe sukseset, por shumë rrallë për jetën private. Perherë e rezervuar, Kida di si ta ruajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes së medias. Por si rrallëherë, foto të saj duke shijuar pushimet me një djalë, i cili po përflitet si i dashuri i saj, kanë bërë xhiron e mediave.

Ata janë fotografuar në plazh në Ulqin në praninë e personave të tjerë. Djali nuk është një fytyrë e njohur publike dhe nuk është zbuluar ende asgjë për të. Megjithatë, prej disa kohësh është përfolur se këngëtarja ka nisur një romancë me një person që jeton në Dubai.

Edhe pse fotot po qarkullojnë në rrjet, Kida ka vendosur të mos reagojë dhe duke njohur natyrën e saj dyshojmë se do të flasë për këtë temë, të paktën tani për tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *