• |
ide | kryesore

Vijon saga e përgjakshme/ Tjetër atentat mafioz trondit vendin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pa u mbushur një javë nga atentati mafioz i mbikalimit të Fushë Krujës ku 3 të rinj u bënë shoshë nga breshëritë e plumbave dhe më pas 2 prej tyre u shkrumbuan makinë, një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin.

Një person humbi jetën ndërsa një tjetër u plagos rëndë në një atentat mafioz që ndodhi në qendër të Milotit. Viktimë e atentatit ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç, që e shoqëronte, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ky i fundit, mësohet se ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Screenshot 2022 07 22 11.32.52 Pm
Klisman Preçi
Atentati në Milot: Ky është Ylli Brahimi, policia pyet 15 persona,  kontrolle për motorin - Vendi
Ylli Brahimi

Të dy ata u qëlluan sapo dolën nga makina e tyre “Toyota Land Chrysler” me targa të Shkupit e cila është e blinduar. Ndaj tyre ka hapur zjarr një makinë në lëvizje që u gjet e shkrumbuar një orë pas krimit në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Brenda në makinë kanë qenë 2 armë kallashnikovë që dyshohet se u përdorën nga autorët në krim.

Preçi dhe Brahimi kanë qenë të dy me precedentë të mëparshëm penalë. 46-vjeçari Në vitin 2003, Ylli Brahimi ishte dënuar për trafik droge. Në janar të vitit 2021 i shpëtoi një atentati në Laç ku mbeti i plagosur. Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor. (video më poshtë)

Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në 14 maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin. Dy kushërinjtë u shpëtuan plumbave. Në këtë rast u dyshua se shënjestër e sulmit me armë ishte Blerim Preçi. (video më poshtë)

Ngjarja vjen vetëm 5 ditë pas masakrës së mbikalimit të Fushë-Krujës. Hetuesit kanë dyshime se të dyja ngjarjet mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo për shkak se i plagosuri Ylli Brahimi ka qënë mjaft i lidhur me njërin prej viktimave të Fushë Krujës.

Policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ngjarja ka ndodhur përpara banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë. Sipas të njëjtave burime policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit.

Ndërsa Klisman Preçit iu bë atentat më 14 Maj të këtij viti, në Ishull Lezhë. Ai udhëtonte me makinë së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër. Dy kushërinjtë i shpëtuan plumbave. Në këtë rast dyshohej se shënjestër e sulmit me armë ishte Blerim Preçi. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. Me sa duket sugurija dhe rendi puplik Kane vajtur në kufit e vitit të zi 1997. Të gjith kriminelet levizin të armatosur dhe me makina të blinduara dhe nuke e kane problem fare policine. Që pase ikjes së Sander LLeshit policija Ka vajtur poshte si guri në uje turpe per të gjitha strukturat e sigurise

      1. Sander Lleshi ne fakt e disiplinoi rendin !
        Sandri ishte nje hakdut ordiner nafte dhe tenderash qe na u munduan te na e shisnin si akademik. Nje kokerr bythqiri qe beri bashke me ate kurven tjeter Plarent Ndrecen e bene tenderin 350 euro per nje kapele te thueshte polici. Ik mos na hap karin me ate kapter ushtrie. Hakdut tipik ushtrie sepse ata vjedhin ne kete lloj menyre.

        1. Deri këtu kishte arritur varësia e qeverisë ndaj Fazlliçit. Arsyeja ishte e thjeshtë; Fazlliçi ishte klienti kryesor i Argita Berishës. E bija e kryeministrit shiste pronat e ish pronarëve, ndërsa Fazlliçi i blinte. Por pushteti i Damir Fazlliç mbi qeverinë e Sali Berishës nuk mbaron këtu. Sali Berisha i ka vënë në dispozicion sekserit serb edhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Fazlliç, me porosi dhe ftesë të Sali Berishës ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Tiranë. Ky ishte edhe skandali më i rëndë kombëtar në atë kohë.Banda kriminale e vis martinit qe financohej nga familja kriminale mafioze Berisha dhe parate e fituara investoheshin ne bastet sportive

  1. Anglo amerikane merruni me Berishen por krimi po ben namin ketej dhe tani ata qe vrasin ne vendet tuaja fshihen

    I pafshit hajrin.

    1. e kanë mënjanuar zyrtarisht nga protokolli Doktorin, duke dhënë mesazhe të hapura se qeveritë e tyre nuk duan të kenë punë me kreun e ri të PD. Më në fund, të gjithë ata që bëjnë sikur shpërfillin sot vendimin e Londrës zyrtare, së pari i bëjnë një shërbim të keq publik imazhit të vetë Sali Berishës në opinionin publik shqiptar, e së dyti dëshmojnë edhe një herë atë që dihej botërisht pasi Berisha shkeli në zyrën e kreut të PD: që kjo parti do të harxhonte pafund kohë, energji dhe nerva duke u marrë më fatin personal të Doktorit, e jo me opozitën ndaj qeverisë së Edi Ramës.Banda e Vis Martinit po shkermoqet per dite,visi financieri i shkelzen berishes dhe familjes mafioze berisha eshte futur kushedi se ku nga frika,ky trim qe ne kohen e salihut mblidhte milionat e eurove nga pikat e basteve dhe droges sot eshte drejt fundit prandaj dhe salihu eshte coroditur keto kohe

      1. I pa emër i 14:30 ha ha mut feri atëherë kur rilindja do ta shkërdhejl edhe familjen në sumë se deri atëherë do jesh në krah të organizatës kriminale rillindja

  2. Ky vendim i marrë nga Home Office është krejt lehtësisht i kontestueshëm në një gjykatë të Mbretërisë së Bashkuar. E bëjnë shpesh mjaft emigrant shqiptarë që u jepet ekspuls në Angli prej vitesh e vitesh, të cilët pajtojnë avokatë dhe shumë ja kanë dalë. Natyrisht jo ata që kanë pasur kartelën penale të Home Officë të zezë sterrë; ata kanë ikur nga Britania për të mos u kthyer kurrë, e ka shumë të tillë. Po Sali Berisha, a do ta tentojë betejën gjyqësore me ministrinë e Brendshme angleze? Me SHBA premtoi se do ta bënte me spontë nëpërmjet Francës, por doli flluskë sapuni…

  3. Toni Blair, një kryeministër liberal, armik i konservatorëve britanikë, ka korruptuar konservatorët britanikë për llogari të Edi Ramës. Jam shumë i çuditur se si Cherry Blair, gruaja e Toni Blair, që merrte 270 mijë paund çarterin për t’u takuar me Liri Berishën më 2010, nuk ja ka mbajt dorën burrit të saj, duke i thënë “fali këta se na kanë dhënë dhe ne lekë”.

    Idiotësitë vazhdojnë me faktin që Britania s’ka qeveri legjitime se qenka dorëhequr Boris Johnson (Gjonsoni siç e shqiptojnë ne PD)

  4. Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri nga Sali Berisha, si simbol i aktiviteteve të dyshimta, i grabitjes së pronave në bregdetet, si urë lidhëse mes familjes Berisha dhe qarqeve të Beogradit, për monopolin e importit të energjisë, për kapjen e naftës dhe gazit, për tenderat e rrugëve, për pastrim parash etj. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë së Berishës dhe të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj.

  5. Në 32 vjet ne marrim ndihma nga BE, ndihma nga Britani, ndihma nga Amerika dhe në vend që të shkojmë për të ndërtuar ura e shkolla, kanë shkuar për të ndërtuar vila në Gjirin e Lalzit. Berisha është një nga këta. Berisha i humbi mundësinë Shqipërisë që të hynim në një stad tjetër zhvillimi. Por pamë shpërthimet e Gërdecit, pamë se si vrau njerëz në Bulevard.

  6. Precedenti Meta do mbahet mend si politikani që i shfaqet emri në çdo skandal, vjedhjesh, trafiku, vrasjesh me pagesë apo përgjime.
    Ai ka marr disa pafajësi:
    3-0
    5-0
    7-0
    Por kjo nuk e pastroj kurrë në sytë e popullit.
    Precedenti Meta do mbahet mend si politikani i parë që partinë politike ia la me qira gruas 5 vjet deri ditën që mbaroj mandatin.
    Precedenti Meta ishte i pari politikan që zyrtarizoi vlerën e votës 50 euro në bursën zgjedhore.

  7. Me një betejë të hapur prej më shumë se një viti me Departamentin Amerikan të Shtetit pas shpalljes së tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon të kruajë brirët e karrierës së tij 30 vjecare pikërisht aty ku nuk duhet. Njëlloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura që e ndjek, i kanë shtuar edhe britanikët armiqësisë me amerikanët.

  8. akuzat dhe dekretet e Londrës politike goditen në një gjykatë britanike.
    Po Saliu?
    Saliu i godet në hapësirë dhe në media të Shqipërisë. Njëlloj si Envet Hoxha që i godiste me gazetën e tij Zëri i Popullit.
    Historia përsërit vetveten. Sigurisht.
    Po pse, edhe nongratën britanike në një gkykatë fantazmë do ta godasë Saliu?!
    Sigurisht. Se nuk ka guxim politik ta godasë në një gjykatë në Londër.

  9. në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë.

    Miliardat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *