• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Thumanë, 30-vjeçari humb njërën këmbë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.

Mësohet se tre automjete janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë Serxhio Hysa, 30 vjeç. I riu ka humbur njërën këmbë.

Ai është marrë nga autoambulanca e qendrës Shëndetësore Fushë-Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma në Tiranë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë, të cilët mund të jenë dërguar në spital nga makina të rastit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *