• |
ide | kryesore

Begaj merr detyrën nga Ilir Meta: Të rishikojmë strategjinë e sigurisë kombëtare! Kërkohet unitet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bajram Begaj ka folur nga ceremonia e marrjes së detyrës së presidentit të vendit në bulevard duke e cilësuar këtë si një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij.

Begaj u shpreh se do të jetë përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojmë përpara shoqërinë tonë.

Presidenti tha se sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim it ë gjitha klasave politike në vendin tonë.

“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj historisë së vendit tonë. Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojnë përpara shoqërinë tonë.

Dialogu dhe bashkëpunimi, dëgjimi i zërit dhe medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të shpërblehet me mirëqenie për qytetarët. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike. Do inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi. Jo thjesht sepse ky është kusht për anëtarësimin në BE por edhe sepse ndërtimi i një gjyqësori të pavarur garanton luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Reforma në Drejtësi me ndihmën e SHBA dhe BE po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e pakursyer. Te Shqipëria dhe shqiptarët miqtë tanë do gjejnë partnerin e besuar”, tha Begaj.

Ai bëri thirrje të rishikohet strategjia e sigurisë tonë kombëtare në mënyrë që të punohet për parandalimin e elementëve që kërcënojnë vendin.

“Të rishikojmë strategjinë e sigurisë tonë kombëtare. Të punojmë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Të punojmë për adresimin e problemeve”, deklaroi Begaj.



7 Comments

    1. në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë.

      Miliardat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

  1. Merr ate rroge e bej dordolecin e Partise dhe mos na caj karin me thagma per te na tregua sa inteligjent je

    1. Dy vëzhgime:

      1. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku u eksperimentua me mbështetje Perëndimore prej 6 vitesh përfshirja e ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) në Kushtetutën e vendit. Ky mekanizëm ndërkombëtar me ecurinë e vetting-ut në drejtësi dhe mënyrës si ka vepruar dëshmoi se elita politike shqiptare mund të rrinte e qetë, sa kohë nuk shqetësonte punën e zyrës së ONM-së. Por qartësisht do ta linte të lirë në punën mbi prokurorë e gjyqtarë të pambrojtur politikisht, ose bezdisës të elitës. Gjëra të vogla e pazarar, miqtë e mëdhenj nuk prekeshin. Paqe për të dy palët.
      Kjo nuk prodhoi dot as fuqi, këllqe e pavarësi të gjyqtarëve e prokurorëve të mbetur, gjë që pasqyrohet në rezultatet e sistemit mbi dosjet e nxehta të aferave të pushtetit.
      Por edhe ca më tepër, megjithëse nën hyqmin e Perëndimit, sistemi nuk i përgjigjet dot as atij vetë kur duhet të “kapë” në rrjetë një ish kryeministër, dorëhequr 9 vite më parë.
      Për Perëndimin ai ka bërë korrupsion masiv, ka minuar demokracinë, ka lidhje me krimin e organizuar dhe sërish Drejtësia e Re nën varësinë edhe kushtetuese të Perëndimit nuk ia del të përmbushë misionin e akuzave të tij, për të garantuar provat.
      Nëse kjo Drejtësi nuk i përgjigjet dot sponsorëve të vet, atëherë përse vijojnë të hedhin para taksapaguesish perëndimorë në këtë sistem?
      Kush është në gabim, Perëndimi që akuzon, apo Drejtësia e mbështetur me Kushtetutë e financim prej tij, që nuk e provon?
      Kush ka dështuar në një akuzë kaq të fortë, Perëndimi, apo Drejtësia? Që në fakt duhet të ishin e njëjta gjë, përsa kohë ONM shndrit në Kushtetutë në të vetmin vend në botë, që nuk është as afrikan e as amerikano-latin.

      2. Gjeopolitika e shek të XXI ka prodhuar autokratë që përdorin mënyra më të sofistikuara sesa represioni me dhunë, duke “hekurosur” fasadën e demokracisë me lobime në Perëndim, me manipulim informacioni, simulim të procedurave demokratike, metoda më të sofistikuara të përqendrimit të pushtetit. Kjo ka prodhuar një stil të ri autokracie, që e gjen edhe në Ballkan e ku opozitat e kanë edhe më të vështirë të kenë mjete në dispozicion për të përballuar “mjetet” e llojit tjetër që përdor ky pushtet fasadë demokracie.
      A ka zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri?
      A është e korruptuar qeveria?
      A janë të gjitha pushtetet të kapura nga një dorë në Shqipëri?
      A është e kapur media dhe shoqëria civile në Shqipëri?
      Këto pyetje mund të kenë përgjigje të thjeshta dhe evidente, të ngjajnë retorike e të shkaktojnë edhe stres kur të thonë: “po pse nuk i di këto Perëndimi dhe sërish ky i fundit i bie një ish kryeministri, larguar në 2013-ën nga pushteti?”.
      E nis i hyn një labirinthi shterues nervash e logjike ku konspiracioni dhe paranoja bëjnë hije, por të pengojnë daljen: si ka mundësi durojnë ende korrupsionin e këtij që ka 9 vite në pushtet dhe dënojnë të këtij që ia ka harruar aromën në 9 vite?
      Si ka mundësi e ka me vete SHBA-në dhe Britaninë e Madhe ky i kalburi në pushtet mes aferash?
      Pse Perëndimi po destabilizon opozitën? Kë ka kapur ky i gjithpushtetshmi që ia përkëdhelin stresin mbi pushtetin e ndryshkur korrupsioni, lidhjesh kriminale?
      Si mund ta mbajë ende Perëndimi demokratik një kryeministër që veç demokraci nuk ndërtoi?

      Dhe për të qënë korrekt, pa hyrë në paranojë, Nato ka Erdoganin dhe BE Orbanin, që me praktikat demokratike kanë bërë divorc me kohë. Organizmat ndërkombëtarë në Perëndim negociojnë e shtrëngojnë duar me diktatorë e regjime represivë për interesa ekonomike, detyruar nga “tregu”.
      Ndaj edhe të gjitha janë të vërteta për pushtetin sot, por edhe për Perëndimin që ka ceduar në emër të tregut e stabilitetit mbi shpinën e demokracisë, duke toleruar krijimin e autokracive të lobimeve, propagandës, blerjes së influencës për t’u legjitimuar nga jashtë e jo nga brenda.
      E për këtë “kurban” do bëhet çdo zë logjik, çdo tezë interesi kombëtar që pengon lobime të favorshme për aksh grupe influence, çdo forcë pa pushtet që cënon paktet e atyre në pushtet dhe asnjë forcë pa pushtet që nuk cënon paktet e atyre në pushtet.
      Mund të quhet “non grata” dhe të ketë bërë 1001 të zeza në kohën e pushtetit të vet dhe ta meritojë “damkën”, mundet edhe të jetë viktimë e një lobimi të mirëpaguar për një individ në provincat e humbura të Europës, por asnjë autokraci e re nuk ka gënjyer të gjithë për gjithë kohën duke luajtur me tëra portat e mundshme.

      Por siç e thamë në krye, në kushte eksperimentesh me këtë vend, si askund në botë edhe rezultatet do të jenë të pangjashme me kurrkund.
      Kot kërkoni në një vend tjetër raste si këto. Ndoshta në filma…ndoshta, por aty fundin e ka dominuar gjithnjë morali (me raste të rralla), edhe në Hollywood: e drejta fiton.
      Cila e drejtë do thoni?
      Ka vetëm një dhe nuk është kurrë eksperimentale

    2. Një zhgënjim total.Fjalim i shkruar nga Rama.Zë femëror . Përmbajtja boshe pa temat themelore që shqetsojne shoqërin shqiptare.Shkurt muhabeti do jetë kukull e Ramës!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *