• |
ide | kryesore

Ceremonia për betimin e Presidentit Begaj, çfarë pritet të ndodhë pasditen e sotme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadorëve



Ditën e sotme Bajram Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i vendit. Në orën 18:00 pritet të nisë ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, i zgjedhur më 4 qershor me 78 vota.

Seanca do nisë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për 5 vitet në vijim, Begaj do të jetë Presidenti i ri i vendit, i cili pason presidentin në detyrë Ilir Meta.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, ceremonia e betimit do të bëhet në një seancë të posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u zhvendosur më pas në ambientet e Presidencës, ku pritet që Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, t’i dorëzojë atij në mënyrë simbolike Kushtetutën.

Më pas Presidenti në detyrë Ilir Meta do të largohet nga Presidenca për të hyrë Bajram Begaj si kreu i ri i shtetit.

Në ceremoni do të jenë të ftuar deputetët, si dhe trupi diplomatik.



3 Comments

  1. Edi Rama do mbahet mend per sjelljen ne krye te shtetit te personave komplet anonim apo totalisht te gabuara.

    Po permend vetem disa….

    Zgjodhi President Ilir Meten! Nje fshatar hajdut nga me te neveritshmit.
    Minister i jashtem Genti Caka. Nje kosovar qe mund te jete edhe djale i mire por komplet anonim edhe qe iku pa lene asnje gjurme.
    Minister i mbrojtjes Tavarish Niko Peleshi. Aq idiot sa deklaron nuk na leverdis te mbajme helikopter per shuarjen e zjarreve.
    Me perpara ministre e mbrojtjes Xhacka qe nxori te 4 fregatat ne det pa furnizime. Vetem per nje status ne FB. Pervec njeres, fregates se emergjences, tri te tjerat nuk kishin buke edhe cfare tu jepnin marinareve.
    Edhe qe te mos u lodh me listen e gjate po e permbledh me kete tipin, presidentin e ri me emerin Bajram. Si ka mundesi qe shef i shtabit te nje vendi te natos te jete me profesion mjek???? Vetem ne vendet afrikane ndoshta ka bere vaki me perpara. Nje gastrohepatolog, drejton ushtrine????? Ne kohen e Sales kapiteni vendoste grada Admirali kur shkonte ne mbledhjet e Natos. Ne kohen e rilindjes mjeku behet shef shtabi edhe u jep urdhera marines, forcave ajrore, kembesorise, policise ushtarake etc…

    Si perfundim, mendoj qe Bajrami eshte bere shef shtabi per te firmosur vjedhjen perfundimtare te pronave te ushtrise. Njesoj si parardhesi i vet Gjynshi qe firmosi qe SHQUP ti kalonte PD (territor i planifikuar te jepej per pallate) edhe ata me vone e shperblyen deputet. Bajrami ka firmosuar per pronat e ushtrise ne jug qe do behen resorte turistike ( Kush i ka pare tokat e Porto Palermos, Karaburunit edhe sazanit e kupton per cfare jam duke folur).

    Por Bajrami ka qene djale i zgjuar ka kerkuar imunitet edhe e ka marre duke u shperblyer me postin e Presidentit. Po te keni qene te vemendshem do ta keni vene re qe se fundmi parlamenti miratoi nje ligj qe i hiqte policise ushtarake te drejten per te mbrojtur pronat e ushtrise….

  2. akuzat dhe dekretet e Londrës politike goditen në një gjykatë britanike.
    Po Saliu?
    Saliu i godet në hapësirë dhe në media të Shqipërisë. Njëlloj si Envet Hoxha që i godiste me gazetën e tij Zëri i Popullit.
    Historia përsërit vetveten. Sigurisht.
    Po pse, edhe nongratën britanike në një gkykatë fantazmë do ta godasë Saliu?!
    Sigurisht. Se nuk ka guxim politik ta godasë në një gjykatë në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *