• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Hakerat nxjerrin online dokumentet e vjedhura në e-Albania

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se pas sulmit që rrëzoi për 3 ditë të gjitha faqet e shërbimeve dhe ato të institucioneve në vend qëndronin shtete dhe jo hakera të rëndomtë.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv.

Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit.

Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, – tha Rama.

Rama hodhi poshtë që qeverisë së tij i ishte vënë një gjobë dhe se nuk ishin cenuar.

Por duket se e vërteta është krejt ndryshe pasi online hakerat që sulmuan Shqipërinë kanë nisur të publikojnë dokumentet e marra në institucionet shqiptare.

Një faqe online e hapur vetëm pak ditë më parë në Rumani nën emrin “Drejtësia e Atdheut” ka nisur të nxjerrë një sërë dokumentesh që në pamje të parë nuk duket të mbajnë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ajo që bie në sy është se në krye të faqes qëndron një foto e madhe e madhe shoqëruar me titullin: “Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit”. Besohet se kjo është një mesazh për samitin “Irani i lirë” që do të mbahej në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit në 23 dhe 24 korrik, por që më pas u anulua pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane dhe kërkesës së qeverisë shqiptare.

Hakerat shkruajnë se: “Kemi kryer sulme kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Toka jonë ka nevojë për pesticide për t’u pastruar”.

Dokumentet e publikuara online nga hakerat “Drejtësia e Atdheut” që besohet se janë marrë nga institucionet janë shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Madje në një rast është edhe një dokument i firmosur nga vetë drejtoresha e këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.

Hakerat, ende të panjohur se kush qëndron pas tyre kanë vjedhur edhe e-mailet e punonjësve të AKSHI duke i listuar njëri pas tjetrit.


Në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportave të dy shtetasve ukrainas si dhe të dhënat e tyre të vaksinimit me doza të Sinovac në Sarandë.

Një tjetër dokument që besohet se është marrë në e-Albania është një certifikatë martese e një çifti shqiptar ku duken qartë të dhënat e tyre personale. ©LAPSI.al



33 Comments

    1. Kryeministri na qenka sulur ndaj TopCh dhe mediat e Irfanit dhe “Rusise” apo “Iranit”??? Ato thjesht kane publikuar cka kane gjetur neper web. Ca ka te pavertete per tu merzitur “Papuja”? Sigurisht qe i pelqen te krenohet me “kundersulmin” ndaj “hakerimit” “agresiv” qe edhe bere nga “nje ose dy shtete”, por ama nuk na paskan bere “asnje dem”. Po nese deme nuk ka, pse na paskan sulmuar xhanem? Apo per te ekspozuar “njohurite” e liderit tone “suprem” edhe ne fushen e CyberDefense…. Ata qe qendrojne pas ketij “sulmi” kushdo me qene jane vec kriminele dhe terroriste edhe mafioze te sofistikuar me kollaro qe vazhdojne eksperimentojne me loja-lufte me “nen kukdesin e vazhdueshem” te padrinos-lolo te Shqiperise. …dhe shpresojme te kene “mbyllur” pune me “rregullimin” e serverave te Tatimeve apo QKB qe mos keni qare per operacionin e demaskuar te pastrimt te parave permes ineciatoreve.

      1. Kryeministri na qenka sulur ndaj TopCh dhe mediat e Irfanit dhe jo “Rusise” apo “Iranit”??? Ato thjesht kane publikuar cka kane gjetur neper web. Ca ka te pavertete per tu merzitur “Papuja”? Sigurisht qe i pelqen te krenohet me “kundersulmin” ndaj “hakerimit” “agresiv” qe edhe bere nga “nje ose dy shtete”, por ama nuk na paskan bere “asnje dem”. Po nese deme nuk ka, pse na paskan sulmuar xhanem? Apo per te ekspozuar “njohurite” e liderit tone “suprem” edhe ne fushen e CyberDefense…. Ata qe qendrojne pas ketij “sulmi” kushdo me qene jane vec kriminele dhe terroriste edhe mafioze te sofistikuar me kollaro qe vazhdojne eksperimentojne me loja-lufte me “nen kukdesin e vazhdueshem” te padrinos-lolo te Shqiperise. …dhe shpresojme te kene “mbyllur” pune me “rregullimin” e serverave te Tatimeve apo QKB qe mos keni qare per operacionin e demaskuar te pastrimt te parave permes ineciatoreve.

  1. Edhe po te mos ndodhte kjo gje sot, heret e vone, e sigurte 100%, nje dite do te ndodhte(nje dite kur hakerat e atyre shteteve do e shihnin te arsyeshme apo me interes per ta), prandaj absolutisht,ne asnje menyre as Shqiperia as Kosova, disa te dhena qe kane rendesi, sduhet ti lene online.Edhe te kemi IT me te fuqishem ne bote, ska siguri sepse te behemi realiste, mund te kemi kale troje ne mesin tone sa te duash. A s’doli pak dite me pare ajo historia se si nja 2-3 faqezinje agjente te fshehte(qe normalisht duhet te ishin te paret qe te mbrojne interesin e shtetit), per nje grusht lekesh, e per nje burse studimi per femijet e tyre, i shiten te dhenat agjenteve te huaj antishqiptare?. A nuk doli edhe ai IT para 1 viti ne ate super skandalin e te dhenave personale? E po shkurt e shqip sduhet ti zeme bese as vete punjonjesve tane,sepse kur shiten me kaq pak, imagjino nqs oferta do ishte shumefish me e madhe(dhe ska qene nevoja tu behet oferte e madhe,sepse po te refuzohej e vogla normal qe do u behej edhe e madhja). Bile po te ndodhe(qe sic po shihet shanset shkuan drejt zeros per te ndodh) Open Ballkan, Serbia na i merr te dhenat me menyra indirekte, pa qene nevoja fare per hakerime,prandaj me 2 fjale, te mbledhim mend dhe ne fund te fundit ti kthehemi dhe radhes (se sdo shkojme cdo dite per nje certifikate lindjeje/vdekjeje) se sjemi zviceriane ne fund te fundit(ne fakt zvicerianet s’pertojne te mbajne radhe per lloj lloj referendumi)

  2. Mirlinda Kacanaj me ligesine e vet vetem zoti e di se ca mendon. Verifikoni certifikata pronesie ca keni se nuk i dihet mund padashur hakerat tua kene transferuar pronesine…

  3. Precedenti Meta do mbahet mend si politikani që i shfaqet emri në çdo skandal, vjedhjesh, trafiku, vrasjesh me pagesë apo përgjime.
    Ai ka marr disa pafajësi:
    3-0
    5-0
    7-0
    Por kjo nuk e pastroj kurrë në sytë e popullit.
    Precedenti Meta do mbahet mend si politikani i parë që partinë politike ia la me qira gruas 5 vjet deri ditën që mbaroj mandatin.
    Precedenti Meta ishte i pari politikan që zyrtarizoi vlerën e votës 50 euro në bursën zgjedhore.Hakerat qe mendojne njelloj si salihu qe qeveria eshte terroriste

  4. Rrofshin patronazhistat.Rofte rama,ulsi manja,xhacka.spiropali,balla gjiknuri,12 ninistret e rames.Rofte ngjela qe tha rama do beje shtet dhe e beri,rrofshin mbrojtesit e rames,zogaj cupi hila,baze, idhtaret e nikoll lesit qe i ka mbet hatri qe si dekoroi meta,ylli rakipi me intervisten qe i beri nikoll lesit e shperfytyroi e shperfytyroj lesin , tregoi se rama i ka dhene ca ka dashur se ju e dini rama me parat qe vjedh di te loboj te lesi cupi,zogaj baze lesi dhe co si keta di te loboj te ambas dhe kudo qe ndjen se gropos kundershtaret.Qe shteti ka rene kjo dihet tani qe me 2013 po tani ra kombi.Ra shqiperia URIME VUCIC ate qe se beri milloshevici me lufte ti e realizove pa harxhuar nje fishek me vellaun tend ortodoks ramen.

  5. .ru eshte Mother Russia jo Rumania!

    Nje gje eshte e vertete. Ajo qe historikisht thuhet per shqiptaret qe nuk bejne shtet, eshte 100% e vertete! Nje nga arsyet pse shqiptaret donin te rrinin nen fendet e Perandorise Osmane ishte kjo!

    Qekur plasi skandali i patronazhisteve te k*. shteti kishte rene. Duhet te ndryshoheshin IDs Card, targat, nr e telefonave, te gjitha. Nese vazhdojme keshtu, nuk jemi vecse nje hale ne bythe te Ballkanit!

  6. kane marre certifikate martese te dikujt ne sarande dhe ky quhet sulm kibernetik? hahahah i kane rrujt trapin faqeve te qeverise shqiptare ruset e ndyre qe po perpiqen bashke me serbet te bijen Salih Plehun ne pushtet

    1. Prit se do dalin avash avash, mos u merzit o rilindas i vogel, rilindja kur te shkerdhehet do qihet nga te gjitha vrimat ashtu sic kurvat qe ka rreth vetes

  7. Po laptop e Edi rames e kane hac ?Aty ka gallate te madhe 😂😂😂😂🤧

  8. Sa shume po ju dhimben,vjedhjet e te dhenave,prej hakerimit? Cudi e madhe!!! Shqiptareve,nuk po ju dhimben vjedhjet e pareve te tyre (pareve publike),prej qeverie,nepermjet PPP,koncens\ioneve e sidomos se fundi,prej inceneratyoreve.Kjo ndofta edhe se nge qe jane te trashe,nuk e kuptojne se kjo vjedhje e parave,eshte ne kurriz te tyre.Kete qani more te mjere,e per kete duhet te ngrini jo vetem zerin,por edhe vete te ngriheni te luftoni per shporrjen e te gjithe hajduteve,perfshire edhe te atyre ,online…..

    1. I quan shqiptaret te trashe Kristi, por nuk arrin ta shohe trashesine e tij, aq sa nenvlereson vjedhjen e te dhenave. Po aty fillon cdo gje, sa abuzimet, dhe trasnferimet e pasurive,pronave mund te behen, e mos te flasim pastaj qe call centerat do i detyrojne qe minimumi te nderrojne numrin,po lere se i perket brezi tjeter ti, smerr vesh nga online

  9. Me një betejë të hapur prej më shumë se një viti me Departamentin Amerikan të Shtetit pas shpalljes së tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon të kruajë brirët e karrierës së tij 30 vjecare pikërisht aty ku nuk duhet. Njëlloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura që e ndjek, i kanë shtuar edhe britanikët armiqësisë me amerikanët.

    1. akuzat dhe dekretet e Londrës politike goditen në një gjykatë britanike.
      Po Saliu?
      Saliu i godet në hapësirë dhe në media të Shqipërisë. Njëlloj si Envet Hoxha që i godiste me gazetën e tij Zëri i Popullit.
      Historia përsërit vetveten. Sigurisht.
      Po pse, edhe nongratën britanike në një gkykatë fantazmë do ta godasë Saliu?!
      Sigurisht. Se nuk ka guxim politik ta godasë në një gjykatë në Londër.

  10. Nejse, ne duhet ti besojne Rames! Si atehere kur ishte Kryetar bashkie e tha me sinqeritet absolut se kishte vetem 3000 Euro pasuri, apo kur u be Kryeminister dhe u betua per avionin e rene ne Divjake ding me droge brenda se “Ishte per sperkatje mushkonjash”

  11. në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë.

    Miliardat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

  12. Edi Rama (Ramovic Vllehu) thote se Shqiptaret jane popull artificial. Kurse Kimetja ka thone do tju boj me qeveri dele artificialeve.

    Per hajer shtremsa.

  13. Qeveria mbylli sportelet pak para sulmit, pra zero local network! Duket e çuditshme! A po tentohet te rritet urrejtja ndaj “shkaktareve” te sulmit kibernetik,duke harruarr qe Shqiptareve i eshte thare qellimisht nervi intelektual nga perçarja e stisur me qellim.

    “Komunizmi” ,e sidomos ne Shqiperi ishte/eshte Ferr i dizajnuar nga mendjet Hebraike me sponsorizim Anglez , si Kominterrni dikur, dhe Sorros sot.

  14. Qeveria mbylli sportelet pak para sulmit, pra zero local network! Duket e çuditshme! A po tentohet te rritet urrejtja ndaj “shkaktareve” te sulmit kibernetik,duke harruarr qe Shqiptareve i eshte thare qellimisht nervi intelektual nga perçarja e stisur me qellim.

    “Komunizmi” ,e sidomos ne Shqiperi ishte/eshte Ferr i dizajnuar nga mendjet Hebraike me sponsorizim Anglez , si Kominterrni dikur, dhe Sorros sot !

  15. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkret e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

    Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

    U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbroj marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

  16. Ngjela pa femije ‘ Bythe qire, I ndyre pa principe, I blere, pa karakter si nuk foli nje here per korrupsionin e ketij pushteti. Turp

  17. SUPERSKANDALI/ Dokumenti: Politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si “zbërthehet” emri i tij?Shpellkare te pd vraponi per te partia e likes se mona ka ikur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *