• |
ide | kryesore

Hetimet/ Mbi 12 të shoqëruar për atentatin mafioz në Milot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raportohet se mbi 12 persona janë marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, ç’ka tregon se ka pasur një breshëri të shtënash në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” të blinduar në të cilin udhëtonin Preçi dhe Brahimi.

Raportohet se plumbat nuk kanë depërtuar brenda makinës së blinduar, por 27-vjeçari Preçi ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e plumbave që i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.

Provat e mbledhura deri më tani dhe dëshmitë nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve. Policia po mbledh dhe kontrollon pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje dhe largim autorët e dyshuar.

Pamjet po analizohen për të parë lëvizjet e automjetit të autoreve, të cilët mendohen se kanë ardhur përgjatë rrugës së vjetër Milot – Fushë Krujë dhe më pas kanë ndjekur në kthim sërish të njëjtin intenerar.

Autorët e dinin se objektivi i atentatit që ishte Ylli Ibrahimi lëvizte me makinë të blinduar prandaj edhe nuk tentuan t’i qëllonin në levizje, por priten që ata të dalin nga makina. Pas kësaj derdhën më shumë se 100 plumba në drejtim të tyre.

Sipas informacioneve, atentatorët kanë qenë dy persona të armatosur dhe të maskuar. Pas ngjarjes një makinë u gjetur duke u djegur në fshatin Gramëz në Krujë që besohet e u përket autorëve pasi në brendësi ka pasur dy armë kallashnikovi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *