• |
ide | kryesore

Hetimet/ Në vendin e vrasjes së Milotit u gjetën mbi 100 gëzhoja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia po verifikon çdo person që rezulton të ketë pasur konflikte me viktimën e atentatit në Milot Klisman Preçi, mikun e tij që mbeti i plagosur Ylli Brahimi dhe lidhjet e tyre të afërta. Në kuadër të këtyre verifikimeve dhe shpresën e sigurimit të ndonjë prove, Policia ka ushtruar kontrolle në 8 ambiente, ndërkohë ka marrë në pyetje 12 persona si shtetas që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Hetuesit i janë rikthyer edhe njëherë zonës ku ndodhi atentati dhe kanë administruar pamje të tjera filmike, të cilat do ti nënshtrohen këqyrjes. Ndërkohë burimet thanë se në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 100 gëzhoja.

Brahimi dhe Preçi u qëlluan me breshëri automatiku në hyrje të pallatit ku jetonte ky i fundit, dyshohet nga 2 persona të maskuar, teksa një i tretë i ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes. Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, ishin personazhe të njohur për Policinë dhe më herët i kanë shpëtuar atentateve në kohë të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *