• |
ide | kryesore

Kërcënohet kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç: Policia të hetojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pretendon se ka marrë një kërcënim.


Siç raportojnë mediat vendase, ai kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç.


Kryeministri tha për “Vijesti” se u ka kërkuar që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me Petar Lazoviçin dhe babain e tij Zoran, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e synojnë atë si fajtorin kryesor për arrestimin dhe po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.