• |
ide | kryesore

Shënohen dy viktima nga Covid-19 në vend, 965 të infektuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 1984 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 965 qytetarë, ndërsa dy qytetarë kanë humbur jetën.


“Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe”, njofton ministria.


Njoftimi i plotë: 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1984 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 965 qytetarë, në këto bashki:
412 në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Janë 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe.

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 965
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1984

Testime totale 1,902,429
Raste pozitive 304,890
Raste të shëruara 291,553
Raste Aktive 9,810
Humbje jete 3,527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,734
Durrës 738
Fier 698
Vlorë 560
Berat 414
Shkodër 385
Elbasan 381
Lezhë 271
Korçë 259
Gjirokastër 173
Dibër 136
Kukës 61

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.