• |
ide | kryesore

Sulmi në portin e Odesës, Zelensky akuzon rusët për barbarizëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për barbarizëm pas një sulmi me raketa në portin e Odesës.

Mrrëveshja historike për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës, e nënshkruar nga palët, duket se është shkelur nga rusët.

Moska nuk ka komentuar mbi sulmin dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht shkeljes së dukshme.

Por të shtunën, presidenti Zelensky tha se kjo ilustron se si Moskës nuk mund t’i besohet që t’i përmbahet marrëveshjes.

Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore të aftë për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.

Ukraina është një eksportues kryesor i drithit, por për shkak të luftës, rreth 20 milion ton drithë janë bllokuar në portet e saj, në pamundësi për t’u larguar për shkak të forcave ruse.

Kjo ka çuar në mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve në të gjithë Afrikën, e cila zakonisht varet nga Ukraina dhe Rusia për grurin.

Sipas marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet. Por vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy raketa Kalibr goditën portin e Odesës, sipas qendrës së komandës jugore të ushtrisë ukrainase. Dy raketa të tjera u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, shtoi ai.

Sulmi nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme në port, tha qendra komanduese.



11 Comments

  1. Ukraina eshte nje “NGA” exportuesit kryesore tedrithit ne bote, jo eksportiesi kryesor sic thoni ju.
    Sktesisht eshte e 7 – ta ne bote me nje diference te theksiar nga vendet e tjera.

    China (134,254,710 tons)
    India (107,590,000 tons)
    Russia (85,896,326 tons)
    United States (49,690,680 tons)
    Canada (35,183,000 tons)
    France (30,144,110 tons)
    Pakistan (25,247,511 tons)
    Ukraine (24,912,350 tons)

    1. Shifra te sakta! Urime! Po a ka njerez qe bombardojne masivisht 24 ore pas marreveshjes per drithin?
      Vetem disa skitë post-neandertale mund ta bejne, vetem pjellat e shokut Stalin, kasapi absolut i njerezimit!

      Futi me bythe statistikat tani!

          1. ZELENSKY DICE SOLDADOS CAUTIVOS CRIMINALES PARA AHORRAR DINERO – Ucrania – Prisioneros de Guerra

          2. Zelensky Using Hologram Technology! The World Is A Stage!

    2. «Η Ρωσία έχει δίκιο»: Θέμα στα ρωσικά ΜΜΕ η αφίσα του νέου κόμματος του Λαφαζάνη με το σύμβολο «Ζ»

  2. Bombardimet jo vetem ne Port por dhe ne civile po behen nga nazistet e Ukraines per tja faturuar rusise. Bota po shkon drejt nje diktature dhe kush nuk e sheh eshte idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *