• |
ide | kryesore

Të akuzuar për abuzimin me tenderin, 14 policët lirohen nga Gjykata e Shkodrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia 14 punonjësit e policisë që akuzohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit.

Bëhet fjalë për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë së Shkodrës, në vlerën 2 milionë lekë.
Në seancën e sotme gjyqësore për 14 punonjësit Gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përveç Briland Mnela, Arsenida Hidri dhe Altion Basha për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Shkodrës kanë dhënë masat:

Saimir Rrustemi – arrest shtëpie

Luida Ujka – arrest shtëpie

Mustaf Ishmaku – arrest shtëpie

Xhavit Isufi – arrest shtëpie

Rudina Keqi – arrest shtëpie

Arsenida Hadri – detyrim paraqitje

Briland Mnela – detyrim paraqitje

Klement Tola – arrest shtëpie

Paulin Prendi – arrest shtëpie

Altion Basha – detyrim paraqitje

Armand Basha – arrest shtëpie

Rezart Prela – arrest shtëpie

Veronika Gjanaj – arrest shtëpie

Ndërkohë dhjetra qytetarë të Shkodrës u ngritën në protestë para Gjykatës së Shkodrës për të mbrojtur dinjitetin e ish-Kryekomisarit të arrestuar, Saimir Rrustemit. Ata thanë se e kanë njohur këtë të fundit në rrethana  profesionale dhe sipas tyre ai ka qenë në qendër të disa operacioneve me grupe kriminale të rrezikshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *