• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte marijuanë në Greqi, arrestohet në kufi 59-vjeçari shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Në kufirin greko-shqiptar janë kapur 33 kg marijuanë. Operacioni është kryer në orët e para të mëngjesit nga policia greke në zonën e Kosturit.

Mediat greke raportojnë se një makinë që drejtohej nga një 59-vjeçar shqiptar është ndaluar në kufi, ndërsa brenda mjetit u gjeten dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 30 pako me 33.2 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 1 celular dhe 1 karte SIM.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *