• |
ide | kryesore

U arrestua për vrasje, lirohet një ditë më pas 62-vjeçari nga Vlora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata ka lënë të lirë Hair Breshanaj, i cili u arrestua ditën e shtunë për një vrasje me thikë të kryer në vitin 1998. Për këtë ai ishte dënuar me 20 vite burg, por dënimin nuk do t’a kryejë.

62-vjeçari u la i lirë pasi u konstatua se dënimi me 20 vite burg ishte parashkruar. Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur ai është përmbushur që nga dita që ka marrë formë të prerë.

Breshanaj ishte në kërkim nga policia prej 20 vitesh, por ai nuk ishte gjetur edhe pse jetonte në fshatin Vrinë. Banorët thanë se ai bënte një jetë të mbyllur dhe shumë prej tyre nuk e njihnin.

Shpesh ai kishte emigruar ilegalisht në Greqi ku punonte si bari. Edhe ditën e arrestimit u vendos një dron për t’a zbuluar ku ishte pasi nuk u gjet në shtëpi. Ai po kulloste lopët kur u zbuluar nga policia. Ai nuk ka bërë rezistencë dhe i është dorëzuar menjëherë policisë.

Në 24 nëntor 1998, në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Breshanaj vrau me thikë Nustret Nanajn pas një konflikti për motive të dobëta. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. O nënë o nëne se çfare bëhet i vëne drone nje çobani që kullote lopet Haha kurse ate që levizin të armatosur dhe me makina të blinduara në mes të qyteteve dhe bëne vrasje dhe grabitje nuke shqetsone njeri të rroje Ed Rame Turke Erdoganit, Sali Gerdeci dhe ilir hajduti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *