• |
ide | kryesore

Ukraina: Deri në shtator marrim rajonin e Khersonit

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina ka deklaruar se deri në muajin shtator parashikon të rimarrë rajonin jugor të Khersonit, i pushtuar nga rusët.

Sergiy Khlan, ndihmës i kreut të rajonit Khersonit, tha në një intervistë për televizionin ukrainas se “Mund të themi se rajoni i Khersonit do të çlirohet patjetër deri në shtator dhe të gjitha planet e pushtuesve do të dështojnë”, raporton AFP.

Kherson, i cili është një rajon i rëndësishëm për bujqësinë ukrainase, u pushtua nga trupat ruse në fillim të luftës.

Por ushtria ukrainase, e përforcuar nga furnizimet e reja të artilerisë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, ka arritur disa fitore javët e fundit.

Ne shohim që forcat tona të armatosura po përparojnë hapur. Mund të themi se po kalojmë nga veprimet mbrojtëse në kundërsulmuese”, tha Khlan.



2 Comments

  1. Me gjithe ato arme qe po ju japin..shume ngadale po shkoni o Ukrainas. T’i kishim ne vetem 0.01% e tyre ne 1998-1999,serbet sot do i kishit ju kojshi dhe jo ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *