• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të GodFather

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit,James Caan.

Sipas një certifikate vdekjeje e siguruar nga Tmz, aktori vdiq  nga një atak në zemër dhe sëmundje të arterieve koronare në moshën 82-vjeçare, thuhet në dokument.

Vdekja e aktorit të ‘Godfather’ u njoftua fillimisht përmes një postimi nga llogaria zyrtare e tij në Twitter.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut”, thuhet në deklaratë.

“Familja vlerëson dashurisnë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”.

James ishte i njohur për rolet e tij në The Godfather (1972), Misery (1990) and Elf (2003).Midis vlerësimeve të shumta të tij janë katër nominime për Golden Globe, së bashku me nominime nga Academy Awards dhe Emmy Awards. Ai u nderua gjithashtu me një yll në Hollywood Walk of Fame në 1978./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *