• |
ide | kryesore

Aktori i njohur përfshihet në një aksident rrugor

-Instant, Paparazzi, Slider



Jason Momoa u përfshi në një përplasje me një motoçiklist pranë Calabasas, Los Angeles, të dielënnë mëngjes.
Sipas Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, aksidenti ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit kur 21-vjeçari Vitaliy Avagimyan goditi pjesën e përparme të majtë të makinës së Momoas dhe u hodh nga motori.

Në incidentin që ndodhi në Rrugën Old Topanga Canyon, “mjotoristi  kaloi mbi vijat e dyfishta të verdha në korsitë dhe shkoi direkt në drejtimin e automjetit të Jason Momoa”.

“Si rezultat i kësaj përplasjeje, Avagimyan u hodh nga motoçikleta e tij,” thanë autoritetet, duke shtuar: “Pas përplasjes aktori doli nga automjeti i tij për të ndihmuar Avagimyan dhe ishte në gjendje të  telefononte 911.”

Menjëherë pas përplasjes,Vitaliy “u transportua me ambulancë në spitalin e Northridge për trajtim mjekësor për lëndime të lehta, jo kërcënuese për jetën”.

Jason ishte i padëmtuar dhe “qëndroi gjatë gjithë hetimit”.Sipas Hollywood Life, aktori 42-vjeçar thuhet se ishte duke vozitur në një Oldsmobile të vitit 1970./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *