• |
ide | kryesore

Arrestohen dy të rinjtë nga Lezha, i hoqën varësen nga qafa me dhunë gruas në Astir

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj që i vodhën me dhunë varësen një gruaje. Të arrestuarit janë O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Së bashku me ta në pranga ka rënë edhe pronari i një argjendarie që bleu varësen e vjedhur prej grabitësve.

Ngjarja është zbuluar pasi më 8 korrik gruaja ka denoncuar në polici që iu vodh varësja. Sipas dëshmisë së saj, dy të rinjtë ia vodhën varësen te zona e Astirit. Pasi ia vodhën zonjës, 18-vjeçari dhe 24-vjeçari e kishin shitur varësen në një argjendari në qytetin e Lezhës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *