• |
ide | kryesore

BBC ndalon transmetimin e intervistës së Princeshë Diana-s

-Instant, Paparazzi, Slider



Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, ka deklaruar se nuk do të transmetojë më në rrjet intervistën “Panorama” të Princeshë Dianës dhe u kërkoi transmetuesve të tjerë të ndjekin shembullin.

Diana u intervistua nga gazetari Martin Bashir 27 vite më parë për programin “Panorama” të rrjetit. Një hetim i pavarur i kryer nga Lord Dyson zbuloi se televizioni “nuk i përmbushi standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat janë shenjë dalluese e tij”. Raporti zbuloi gjithashtu se Bashir përdori “sjellje mashtruese” për të arritur kontakt me Dianën, duke përfshirë  falsifikimin e dokumenteve.

“Tani që ne e dimë për mënyrën tronditëse të marrjes së intervistës, kam vendosur që BBC nuk do ta shfaqë më kurrë programin; as nuk do ta licencojmë atë tërësisht ose pjesërisht për transmetuesit e tjerë,” filloi deklarata.

“Kjo sigurisht që mbetet pjesë e të dhënave historike dhe mund të ketë raste në të ardhmen kur do të justifikohet që BBC të përdorë fragmente të shkurtra për qëllime gazetareske.Unë do t’u bëj thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë,” përfundoi Davie.

Të enjten, drejtori i kërkoi falje publike Princit Charles dhe djemve të tij, Princit William dhe Princit Harry.

Deklarata e tij vjen pasi ish-dadoja e William, Alexandra Pettifer, e njohur më parë si Tiggy Legge-Bourke, mori kompensim për akuzat “e rreme dhe dashakeqe” se ajo kishte një lidhje me Charles në 1995.

“Pas publikimit të Raportit Dyson vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që vuajtën si rezultat i taktikave mashtruese të përdorura nga BBC për intervistën e saj me Dianën, Princeshën e Uellsit për programin “Panorama” në 1995”, thuhet në deklaratë.

“BBC ka pranuar t’i paguajë dëme të konsiderueshme zonjës Pettifer dhe do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje publike asaj, Princit të Uellsit [Charles] dhe Dukës së Kembrixhit [William] dhe Sussex [Harry] , për mënyrën se si u mashtrua princesha Diana dhe ndikimi i mëvonshëm në të gjithë jetën e tyre,” ndau Davie.

Transmetuesi më parë ktheu çmimin BAFTA që fitoi për intervistën, e cila mblodhi 23 milionë shikime në nëntor 1995./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *