• |
ide | kryesore

Berisha: 283 milionë euro të vjedhura vetëm në inceneratorin e Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka treguar se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro.

“Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk firmos një procedurë të tillë.

Edi Rama është koha e Meduzës e kësaj afere të tmerrshme.

Në rastin e inceneratorit të Tiranës, në shkelje të plotë, ai firmos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që u përdor për të gjitha vjedhjet.

Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugalen, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në ligjeratën, apologjinë që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë.

Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen.

Duhet të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro”, tha Berisha.



20 Comments

  1. Nese nuk futet ne burg , palloshi dhe 90% e kabinetit te palloshit do te thote se nuk eshte bere drejtesi .

    1. Perpara GJIGANT, perpara se sa te kesh shqiptaret me ty s’kane se c’te te bejne MAFIA SOROS, uje te zi nxirri KORRUPSIONIT te RIVDELJES, je vlere, KAQ!

  2. Në historinë e tij personale, Sali Berisha ka qenë sundimtar absolut gjatë viteve 1992 – 1996 ku zotëronte çdo pushtet të mundshëm. Kulmin e arriti më 26 maj 1996 ku pasi ia bëri ferr procesin zgjedhor opozitës së kohës, rrëmbeu gjithë fuqinë parlamentare. Aq shumë i ishte errur logjika për pushtet, saqë ndonëse e dinte se zotëronte më shumë mandate sesa i takonin, sërish refuzoi të dëgjojë rekomandimet amerikane për të përsëritur pjesërisht zgjedhjet në disa njësi vendore të cilat, edhe po t’i humbte të gjitha, nuk e rrezikonin shumicën e tij qeverisëse.
    Ai pushtet i Berishës i dalë nga pseudo-zgjedhjet e 26 majit, nuk u rrëzua nga protestat e opozitës. Me ata ai i kishte mbyllur hesapet më 28 maj ku 300 mbështetës opozitarë i masakroi me bishta lopate në sheshin “Skënderbej”, përfshi këtu edhe liderët e opozitës që i gjakosi dhe i tërhoqi zvarrë. Po të mos ishte rënia e skemave piramidale, të cilat Sali Berisha i kishte toleruar si zhvillim ekonomik, dhe më pas humbja e qindra milionë dollarëve kursime te shqiptarëve shkaku pse këta të fundit patën motiv për t’u rebeluar, ai do të sundonte i qetë deri në vitin 2000.

  3. Edhe kur zemërimi popullor për humbjen e parave arriti kulmin në janar 1997, sërish Berisha nuk e pa të udhës ta zgjidhte situatën e nderë me mjete politike, por e la të degjenerojë me shthurjen e shtetit në mars 1997. Jo vetëm kaq, por u rizgjodh president pa opozitë parlamentare dhe në kushte shtetrrethimi policor, çka ishte një provokim shumë i rëndë për atë situatë delikate që po kalonte Shqipëria.
    Por nëse vitet 1996 – 1997 janë të largëta për t’u marrë si shembull, atëherë le të afrohemi në kohë për të bërë një krahasim tjetër.
    Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit Rama nëpërmjet protestave prej Sali Berishës do kishte kuptim nëse ky i fundit do ishte rrëzuar vetë nga pushteti më 21 janar 2011, gjë që nuk ndodhi. Opozitës, ndonëse iu vranë 4 demonstrues në bulevard prej Berishës, e respektoi demokracinë dhe pas 76 ditësh u fut në zgjedhjet vendore pa i vendosur kushte politike atij

  4. Po u bet nje vit spo gjeni dot nga kan shkuar o truthar ju ngeli dhe ne merak kjo pune bet dhe komision po me kot

  5. Perpara GJIGANT, perpara se sa te kesh shqiptaret me ty s’kane se c’te te bejne MAFIA SOROS, uje te zi nxirri KORRUPSIONIT te RIVDELJES, je vlere, KAQ!

  6. Maloku i vucidolit eshte si kurvat e lagjes ,vetem thashetheme ,intriga dhe genjeshtra di te flasi Tamam burre kurve Do i rrush bolet Edi Rames me keto idiotizma qe ben dhe flet o hajdut dhe kriminel

    1. 283 milion euro ju thote gje o bubuzhela te ndyre?
      Po qe do e paguani shtrenjte kte gjeme qe po i beni ktij populli,e dini?
      Terr terr terr vetem llaparitni pa kuptim,vetem te largoni vemendjen nga realiteti me i nxire i gjithe jetes shqiprise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *