• |
ide | kryesore

Berisha: “Non grata” britanike, akt i tmerrshëm korruptiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar George Soros dhe Edi Ramën për shpalljen e tij “non grata” nga Britania e Madhe.

“Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv.

Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm. 

Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj.

Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie” – tha Berisha gjatë një takimi në Fier ku komentoi edhe ndryshimet në qeveri.

“Ndodhin vjedhje që nuk njohin kufi. Sot shkarkoi Arben Ahmetajn për një aferë e cila ka 5-6 vjet që zien. Janë 420 milionë euro. Pyesni pak për inceneratorin e Fierit, 32 milionë euro që nuk ekziston, i Tiranë 189 milionë euro nuk ekziston.

Ndërtohet bypass i Fierit me 2.3 milionë euro kilometri sepse e ndërtojnë Bankat Europiane. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 milionë euro. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës, 22 milionë euro.

Vjedhje, vjedhje pas vjedhje. Janë taksat tuaja. Dhe ne duhet t’i japim një përgjigje të merituar atij për këto, shumë shpejt” – tha Berisha. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Hahaaaaaa
    Fenomenal. E zeza e bardh dhe anasielltas. I plasi trapi sales. E hengren budallenjt mire. Se hengren, pune e madhe.
    Sala flamurtari i anti korrupsionit boteror. Do kacafyet dhemb per dhemb me imperializmin, qe mashtron per kete legjend qe shpiku demokracin.

    1. Jo gjithecka, jo cdogje, jo gjithekush blihet e shitet me para, jo cdo komb, a njeri i roberuar, deshiron qe te jet skllav. Ky komb duron shume por kur mbushet kupa eksplodon si asnje komb tjeter mbi dhe, ndaj te gjithe sundimtaret gjakatare, sikunder KUFOMA sot, MALLKIMI i ketij kombi, qe i ka bere ketij mileti ate qe s’ia kane bene dot te gjithe pushtuesi + zaptuesit se bashku, ne 3.000 vite komb, kane vetem dy funde te pa lavdishme varrin ose te sorollaten si endacak te perbuzur, rrugeve te botes. GJIGANTI BERISHA, e njeh mire historine dhe mentalitetin e kombit te tij, prandaj MAFIOZI SOROS & BANDA RIVDEKJA, po nihasin fundin e tmerrshem, KAQ!

  2. Nuk u ngopen me palaçelleqe qe u del boja dhe behen qesharake?
    Nuk u ka mbetur pike serioziteti dhe nderkombetareve qe duket se jane bere njesh me keta tanet.
    Duket sikur bota ka ik per lesh,paraja hedh ujin perpjete,nuk thone kot.
    Por gjithe keto lojera ,qe tek e fundit nuk kane target vetem nje njeri,por mbare popullin,e kane nje domethenie:u ka hyre frika ne palce;nuk dine çte bejne,jane çoroditur keqas.
    E dine qe kur njerezit kane te drejten me vete,do e kene veshtire te shpetojne,syte u hapen dhe te gjithe e pane ate qe djali i sinqerte pa; mbreti qenka lakuriq!

  3. Jo gjithecka, jo cdogje, jo gjithekush blihet e shitet me para, jo cdo komb, a njeri i roberuar, deshiron qe te jet skllav. Ky komb duron shume por kur mbushet kupa eksplodon si asnje komb tjeter mbi dhe, ndaj te gjithe sundimtaret gjakatare, sikunder KUFOMA sot, MALLKIMI i ketij kombi, qe i ka bere ketij mileti ate qe s’ia kane bene dot te gjithe pushtuesi + zaptuesit se bashku, ne 3.000 vite histori si komb, kane vetem dy funde te pa lavdishme varrin ose te sorollaten si endacak te perbuzur, rrugeve te botes. GJIGANTI BERISHA, e njeh mire historine dhe mentalitetin e kombit te tij, prandaj MAFIOZI SOROS & BANDA RIVDEKJA, po nuhasin fundin e tyre te tmerrshem, KAQ!

  4. Cdo dite po e turperon Zoti me marrezite qe leshon. Zoti dhe Amerika do i ndershkoje Mekataret Demone, Berishe- Rama-Meta & co. Zoti i shpetofte shqiptaret nga kjo fare e keqe.

  5. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkret e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

    Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

    U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbroj marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.Stalini ka nderruar emer ne Populli dhe eshte shpellkari me funksional i pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *