• |
ide | kryesore

E krahason vetëm me Cruyff, Laporta përgatit rikthimin e Messit: “Jam në borxh me të”

-Instant, Sport



“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli i Messit te Barcelona nuk ka përfunduar ende”. Premtim i Joan Laportas, presidenti i klubit katalanas, i bërë për Espn, pas fitores 1-0 të skuadrës së drejtuar nga Xavi në El Clasico verore kundër Real Madrid. “Mendoj se është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ky kapitull, i cili nuk ka përfunduar ende, të ketë një fund më të mirë se ai që ndodhi”, vazhdoi Laporta. “A ndihem në borxh ndaj Messit? Si president i Barçës, mendoj se bëra atë që duhej të bëja. Por pavarësisht kësaj, mendoj se jam edhe moralisht në borxh me të, po”.

Fjalë zemre, ato të thëna nga presidenti i Barçës, që sugjerojnë një projekt të ardhshëm me yllin argjentinas në qendër të projektit blaugrana. Elozhet për shtatë herë Topin e Artë nuk mbarojnë me kaq. Krahasimi me të mëdhenjtë që kanë veshur fanellën e Barcelonës nuk mund të mungonin: “Messi ishte gjithçka për klubin tonë, për Barçën ishte ndoshta lojtari më i mirë në histori, i krahasueshëm vetëm me Johan Cruyff në historinë e Barcelonës”, përfundoi Laporta. Kontrata e Pleshtit, i blerë vitin e kaluar nga Paris Saint-Germain, do të skadojë më 30 qershor 2023. Një datë që ndoshta do të rrethohet me të kuqe nga bota blaugrana, që presin me ankth një finale më të mirë se ai i rezervuar për argjentinasin verën e kaluar. Aktualisht, problemet financiare me të cilat përballet klubi janë shqetësimi kryesor në Katalonjë. Mes borxheve prej miliarda dollarësh dhe apeleve të dëshpëruara, megjithatë, Barça arriti të ndërtojë një merkato të notës 10. Kështu që, shpresa e një Messi-bis, është e fundit që vdes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *