• |
ide | kryesore

Inceneratorët/ Denoncimi i Berishës: Mafiozi Agaçio mashtroi, aty nisi afera e tmerrshme e 450 milionë eurove

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar Sekretarin e Përgjithshëm në Kryeministri Engjëll Agaçin për aferën me inceneratorët.

Sipas Berishës, “Agaçi në mënyrën më të papërgjegjshme është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura”.

“Detyra e tij më kryesore është një: të shikoj përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë. Ai ka një departament specialistësh të sprovuar juridik të Këshillin e Ministrave e ka një departament të luftës kundër korrupsionit.

Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias.

Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”, theksoi Berisha.

“Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugaljan, Zoton dhe Mërtirin në një kohë kur në ligjëratën që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit ata ishin më të rëndësishmit në sallë.

Ky është Edi Rama në raport me vjedhjen e dua të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon vetëm me inceneratorin e Tiranës shkon sipas Kontrollit të Shtetit në 283 milionë euro.

Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze por para se të shkojmë te Arben Ahmetaj dua të ndalem tek i dyti pas Edi Ramës.

I dyti është mafiozi që unë e kam quajtur Don Agacio dhuratëmadhi.

Ky mafioz apo Sekretar i përgjithshëm i mafies shtetërore ka shkelur nga Kodi Penal nenet e shpërdorimit të detyrës, shkelje së barazisë së pjesëmarjes në tendera, fshehjes të të ardhurave mos pagimit të taksave, mos kryerjen e detyrave në organet tatimore, përfitim i paligjshëm i interesave, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror, pastrim i produkteve të veprave penale, mos kallëzim krimi.

Ai në mënyrën më të papërgjegjshme është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura.

Detyra e tij më kryesore është një: të shikoj përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë. Ai ka një departament specialistësh të sprovuar juridik të Këshillin e Ministrave e ka një departament të luftës kundër korrupsionit.

Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias.

Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura, tha Berisha.



19 Comments

  1. Po a tha 240 pak me pare tani shkoi 400 si i ngre kshu kto leket ky apo kur se di sa ke ne banke jane thjesht numra pakuptim

  2. O berish po rri mor rehat rri se po tkishe dash t ti ishe kujdes per vendin kur ishe nkoh tende e jo tani qe mbarove korrupsionet

  3. Ta doje kaq shume sa thua vendin kishe bere dicka kur ishe ne pushtet jo tani qe u kujtove ti kur punen e vertete po e ben Rama

  4. agaci tahme nuk ka asnje funksion ne ps po ti mor sali qe nuk le gje te zez pa bere akoma me paftyrsine tende me te madhe shfaqesh e flet brrockulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *