• |
ide | kryesore

Kate Moss flet për fillimet e karrierës si modele

-Instant, Paparazzi, Slider

Supermodelja Kate Moss ka folur së fundmi për fillimet e karrierës së saj si modele.


Në një intervistë pë Desert Island Discs të BBC Radio 4, , Kate pranuoi se nuk mendonte se do të bëhej modele pasi u zbulua për herë të parë  dhe së bashku me mamanë e saj ranë dakord që ajo nuk ishte fotogjenike.


“Kur i thashë mamasë sime se kisha takuar një agjent modelimi që donte që unë të shkoja në Londër, ajo tha: “Oh, nuk mendoj se je shumë fotogjenike” dhe unë isha si,” jo as unë”, u shpreh Moss.

Më vonë gjatë programit, modelja bëri edhe disa zbulime tronditëse duke rrëfyer një përvojë të frikshme kur ishte 15 vjeç.

Ajo kujtoi: “Kam pasur një përvojë të tmerrshme për një katalog të  recipetave.Unë isha vetëm 15 vjeç dhe ai më tha: “Hiq pjesën e sipërme”, dhe unë hoqa pjesën e sipërme. Isha vërtet e trembur atëherë për trupin tim.

“Më pas ai vazhdoi: “Hiq recipetat”, dhe unë munda të ndjeja se diçka nuk shkonte, kështu që mora gjërat e mia dhe ika. Mendoj se më ka mprehur instinktet. Mund të kuptoj që dicka është gabim. /Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.