• |
ide | kryesore

Kumbulla për të zëvendësuar Bremer: Torino duhet të bindë Mourinhon

-Instant, Sport



Torino ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Romës Marash Kumbulla. Shqiptari shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar Bremer, i transferuar te Juventus. Lajmin e ka bërë të ditur “La Stampa”, që saktëson se qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin verdhekuq, cfarë e bën që më parë duhet të bindë José Mourinhon, që të privohet nga lojtari.

Pasi ka bërë lëvizjet në dalje, Torino tani ka nevojë për përforcime dhe Ivan Juric ka tre goditje në mendje që në vizionin e tij do të ishin perfekt për lojën e tij: tekniku kroat Ivan Juriç ka vënë në majën e dëshirave Ivan Iliç, por nëse 20-vjeçari serb është një dëshirë, objektivi konkret për të marrë trashëgiminë e Bremer është Kumbulla. Teknikut nuk i kanë pëlqyer veçanërisht zgjidhjet e përmendura deri tani si zëvendësues të mundshëm për qendrën më të mirë të vitit të kaluar që përfundoi te Juve, por Kumbulla po. Për shqiptarin duhet bindur Mourinho: pak kohë më parë nuk dukej gjë e vështirë, sidomos pas humbjes së vjetshme 6-1 nga Bodoe/Glimt, por nga atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe Kumbulla ka fituar besimin e Special One. Në anën tjetër është e vërtetë se mbrojtësi nuk ka lëvizur në hieraki, duke mbetur pas Ibanez, Smalling e Mancinit, kështu që një ajër i ri mund t’i bëjë punë.

Kështu, Torino është fokusuar te Ilic plus Kumbullën dhe një mes Barroë dhe Orsolinit për ta konsideruar të mbyllur merkaton dhe për të garantuar një Torino plot cilësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *