• |
ide | kryesore

Meta i merr prapë partinë Kryemadhit, ndryshon emrin në Partia e Lirisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vendimi i parë që mori Ilir Meta në partinë, që e la me 20 dhe e gjeti me 4 deputetë, ishte të fshinte emrin e vjetër Lëvizja Socialiste për Integrim. Emri i ri do të jetë “Partia e Lirisë”, një emërtim që të sjell menjëherë në mendje formacionin politik që përdori Sali Berisha në zgjedhjet e 6 Marsit, që u quajt “Shtëpia e Lirisë”.

Bashkë me emrin, u fshinë me një të rënë të lapsit edhe strukturat e partisë.

Në vend të tyre u ngrit një Komitet Organizativ që drejtohet nga Ilir Meta. Procedurat e votimit zgjatën pak çaste dhe ishin vetëm me ngritje dore nga antarët e Konventës. Nuk pati proces real votimi. Nuk pati asnjë komision të verifikimit të mandateve të antarëve të Konventës, nuk pati një komision për numërimin e votave dhe nuk pati asnjë rezultat votimi.

Në pamjet që ofroi regjia e kontrolluar nga LSI, u shfaq vetëm një grup të rinjsh me kartona jeshilë në duar.

Pikërisht në ato pak sekonda u kuptua që Monika Kryemadhi kishte dhënë dorëheqjen.
Aty u votua edhe për emrat e komitetit organizativ që do të drejtojë partinë. Vetë Kryemadhi nuk foli gjatë Konventës.

Ndërsa kudo në politikë po fryn një erë non grata, Ilir Meta tha po tenton të ndërtojë një profil sovranist të partisë, në përputhje të plotë me aleancën me Sali Berishën.

Edi Ramën e përshkroi si një politikan në shërbim të Beogradit, duke sjellë si shembuj propozimin për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, apo padinë penale për Ramush Haradinajn.

“Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës” u shpreh Meta.

Ai sulmoi tangent ndërkombëtarët për qëndrimin që mbajtën në lidhje me formimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa evokoi heronjtë kombëtarë të rënë në luftën e dytë botërore.

Po ça kujtoni ju, që Mujo Ulqinaku, që doli atje në 7 Prill mendoi se do ndalonte Italinë fashiste? Ju mendoni se Vasil Laçi, mendoi që duke vrarë një perandor do çlironte Shqipërinë? Ju mendoni se Vojo Kushi kur i mbeti një bombë në dorë nuk dinte të dorëzohej e të kërkonte t’i falnin jetën? Jo or jo, ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, por ka edhe shqiptarë patriotë që i dalin zot këtij vendi! Nuk po ju kërkon njeri të bëni atë që bënë ata burra, por mos shisni më votën, as Ilir Metën, as Kushtetutën” tha Meta në fjalën e tij.

Ajo që është e qartë pas mbarimit të mandatit të presidentit është se qeverinë e Ramës e pret një opozitë më e fortë. Megjithëse jemi në fund të Korrikut, Sali Berisha në njërën anë nuk e ka ndalur asnjë ditë aksionin politik me takime, konferenca dhe protesta. Ndërsa për “Partinë e Lirisë”, duket sikur aksioni politik sapo ka filluar./Lapsi.al



19 Comments

  1. Më në fund një opozitë e zgjuar nga gjumi! Do bëni mirë t’i kërkoni falje njerëzve edhe për pjesëmarrjen tuaj në korrupsion. Por më mirë vonë se kurrë.

    1. Ehhhhej kasolle ku na mblodhe
      U harrua ‘metullahu, like floriri, klani zemunit’ qe ulerinte sala der vone kunder koklopes

      Sbehet ky vend joooo

  2. Meta- Kryemadhi cifti me Qesharak, me Hajdut, me te paskrupullt. Partia familjare e tyre modeli me i ndyre politik, streha e te korruptuarve. Iliri hajduti i Floririt sipas mentorit te tij Berisha sa idiot aq dhe qesharak por dhe me rrezikshmeri te larte shoqerore.

  3. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkret e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

    Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

    U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbroj marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

  4. Po tani, me gjithe zemer i uroj ate qe prej shume vitesh shqiptaret i urojne ketij kelishi te Sillo Gradecos …..

  5. eh ca gallate, ata qe te canin trapin deri vjet qe te votoje Bashen e pasi iu prek Berisha e peshtynin e shanin ne rruge Bashen, sot te cajne trapin me Meten.
    Diten e zgjedhjeve do rri ne ndonje qender votimi te shoh se si rrine demokratet ne rrjesht per 1 si dele per te votuar Ilir Meten

  6. Ilir Mutaj,shkerdhata NR 2,mbas supershkerdhates Edvin Rama!
    Nga Ilir Mutaj humbem 9 VJET me kryemashtruesin- super shkerdhaten Edina RamBilali.
    Sot do t’ishim ne mos te pranuar ne BE,shume prane.
    9 V I T E MASHTRIME-VJEDHJE-KORRUPSION-KRIM-KOLUMBI-EMIGRIM…..

  7. Ishte gare e forte per kryetarin e familjepartise.
    Me 2 vota e mori Meta ne fund. Ishte e paparashikueshme dhe e papritur fitorja e madhe e Z Meta. Tani duke qene kryetar i familjepartise, do marrim dhe pushtetin e do hame me luge floriri.

    1. Pse Partia Socialiste a esht e Edi Sativas?!! Se s’ka ndonje lidhje me te majten internacionale fare!! Vetem se ka pak reminishence bajate te rinovuar te xhaxhit Enver…

  8. SUPERSKANDALI/ Dokumenti: Politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si “zbërthehet” emri i tij?,per ju te lapsit nuk perben lajm qe likja ka qene agjent i sigurit njelloj si salih karaxhic berisha Bisturia

  9. sipas Dritan Priftit, kjo tregonte edhe frikën e Ilir Metës për t’u përballur me të vërtetën.

    “Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij”, tregonte ai në deklaratë.

    Ndërkaq, Prifti shtonte se ky spiun që në bangat e shkollës, arriti ndër vitë të bëhet Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *