• |
ide | kryesore

Meta me thirrje për referendum: Shpata e Demokleut mbi tradhtaret

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti Ilir Meta tha se do të përpiqet të bëjë të mundur praktikën e referendumit në Shqipëri. Meta tha se ka ardhur koha për një referendum si ai i vitit 98 nga shqiptarët, për të vënë para përgjegjësisë ata që i cilësojë si “Esat Pashët” e rinj që i nguli thika pas shpine Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI-së në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit dhe kjo do të bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Zvicra nuk ka asnjë më shumë se Shqipëria, ne kemi më shumë, detet, por që Shqipëria duhet të bëjë atë që bën Zvicra, referendum. Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga oligarkët, referendumi do jetë shpata e Demokleut, mbi të gjithë politikanët dhe ata që abuzojnë me popullin dhe ata që kanë vonuar integrimin. Referendumi do e shpejtojë integrimin… Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 Marsit të nisi rrugën e tij. Të shumëfishohet çdo ditë dhe shumë shpejt të fitojë referendumin që si e vetmja rrugë të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jo vetëm atë. Jam plotësisht i bindur se referendumi i ka munguar popullit të Shqipërisë prej vitit 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë.’- tha Meta.

 



7 Comments

  1. Meta e ka kapur problemin per briresh. Cdo shqiptar duhet ta meshtese kete nisme. Te shohim si do reagojne Rilindasit (pjese politike)..sepse socialiste dhe demokrate jane bashkevuajtes te vjedhjeve monstuoze dhe keqqeverijes kronike. Sdo kete me e di Lali Eri dhe Edi…

  2. Uzurpator i kujt ka qene Esat Pashe Toptani se gjer tani nuk e kemi degjuar? Mos ka qene dhe ky nga keta “Toke e xanun”? Mesa kemi lexuar nga dokumentat historike Esat Pasha ka qene shqiptari me i pasur, a thua dhe ku ka qene hajdut se pushtetaret tone qe per nga pasuria e vene ja kalojne qindra here Esatit? Vap shume vap mendje eshte e shkreta ka vap!

  3. ska me tradhetare se sa ata qe vjedhin pasurite e popullit o bythqire cepani Ti dhe bythqiri i vucidolit do shkoni ne burg Kjo me urdher nga DASH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *