• |
ide | kryesore

Meta shkrin LSI-në/ Kryemadhi jep dorëheqjen, zbulohet emri i ri i partisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemdhi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi është marrë në Konventën e kësaj force politike. Në këtë konventë është ndërruar edhe emri nga Lëvizja Socialiste për Integrim në “Partia e Lirisë”.

Partia do të drejtohet nga një Komiteti Organizator që do të drejtohet nga Ilir Meta dhe që nënkryetar do të ketë ish-ambasadorin Agim Nesho.

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkret e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

      Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

      U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbroj marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

  1. Po po tani qe erdhi Meta, peshkaqeni korrupsionit bie i gjati. Rrime me shpresa se po vjen dita fitores. Zot na rruaj

  2. Rioganizimi i opozites eshte hap i rendesishem per funksionimin e demokracise shqiptare ne kolaps prej 3 vitesh.

    Rruge te mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *