• |
ide | kryesore

Meta: Situata kritike, kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar nga Konventa e LSI-së se situata në vend është jashtëzakonisht kritike dhe kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve. Ai theksoi se nga lartësia ku ishte për 5 vite ka parë një rrezik të jashtëzakonshëm, kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Në këto 5 vite kam qenë një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë.

Kam parë një rrezik të jashtëzakonshëm, kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës të fituar me aq mund, aq gjak dhe aq shumë sakrifica. Kam parë një plan të përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të pasur një fasadë demokraci.

Situata është jashtëzakonisht kritike, kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi, të cilët nuk mund tua delegojnë përgjegjësinë e tyre kësaj klase politike.

Ku viktimat duhet të falënderojnë dhunuesit dhe përdhunuesit përse nuk po i dhunojnë akoma më shumë. Ku shpresa, ku e drejta, ku besimi të vritet nga frika se ka dhe më keq.

Zgjidhja është të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë, instrumenti që me referendum populli, sovrani e vendosi në Kushtetutë në 1998 për ta ushtruar që sa herë të deleguarit e tij abuzonin me besimin e sovranit”, deklaroi Meta.



3 Comments

  1. > “Në këto 5 vite kam qenë një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë.

    Kam parë një rrezik të jashtëzakonshëm, kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës të fituar me aq mund, aq gjak dhe aq shumë sakrifica. Kam parë një plan të përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të pasur një fasadë demokraci.” > Faleminderit Ilir për trimërinë që fole për këto të vërteta të frikshme!

    Janë gjëra që vetëm një pjesë e vogël e njerëzve e dinë. Ja këta janë sataniket si Rama, Basha, Agaçi e sorrosiane të tjer qe e kan shitur vendin dhe po rrjepin njerzit e verbër.

    Tani të bashkuar në opozitë dhe mos ndaloni! Mos i mendo aq të fuqishëm sa hiqen, sidomos tani 😉

  2. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkret e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

    Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

    U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbroj marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *